unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Aktivitete Kulturore

Folklori

Shqipëria ka një traditë të gjatë në folklorin muzikor, i cili i ka rrënjët në lashtësi. Folklori shqiptar është i pasur me vlera artistike, dhe vazhdon të pasurohet edhe në ditët e sotme. Ai konsiston në letërsi, muzikë, koreografi e dramë. Ai përmban krijime, rrëfime, legjenda, anektoda, proverba e thënie popullore. Një numër i konsiderueshëm vëllimesh muzikore, koreografike e letrare folklorike janë publikuar gjatë viteve të fundit. Tetë volume folklorike letrare dhe dhjetë volume të “Folklorit Muzikor Shqiptar” janë botuar në Prishtinë.

 

Muzika folklorike

Këngët folklorike dhe vallet kanë shoqëruar gjithmonë evenimentet e jetës shqiptare, si: dasmat, luftërat dhe ceremonitë mortore. Ato kanë karakteristika të ndryshme në rajone të ndryshme të vendit. Ekzistojnë tre standarte krahinore të muzikës folklorike shqiptare.

Diatoniku muzikor i veriut, këndohet nga një këngëtar burrë dhe shoqërohet me instrumentin çifteli dhe lahutë, por shpesh edhe me gajde.

 

Muzika polifonike është traditë e jugut. Kënga shoqërohet nga dy apo më shumë zëra. Këngët trajtojnë tema historike dhe epiko-lirike.

 

Muzika popullore

Këngët shoqërohen me instrumentë ose orkestër të vogël.

 

Festivali Kombëtar Folklorik

Festivali Kombëtar i folklorit është një eveniment i rëndësishëm në Shqipëri. Ai organizohet çdo 4 vjet në kështjellën e qytetit të Gjirokastrës. Grupet folklorike pjesëmarrëse në këtë festival janë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Arbëreshët e Italisë, Turqia, SHBA, Greqia si dhe vende të tjera.Në këtë festival janë të ftuar edhe grupe folklorike nga vende të tjera ndërkombëtare.

 

Festivali Kombëtar i Sazeve dhe Orkestrës folklorike të Korçës

 

Klarineta tradicionale e Shqipërisë, sazja, muzika e të cilës luhet në Shqipërinë e jugut e veçanërisht në qendrat urbane si: Korça, Vlora, Pogradeci, Përmeti, Berati, Leskoviku etj.

 

Festivali Kombëtar i Rapsodisë dhe instrumentistëve të folklorit në Lezhë

Në këtë festival marrin pjesë rapsodistë nga Shqipëria e Veriut. Ky eveniment i dedikohet rapsodistëve që interpretojnë këngët e tyre me instrumentë si: lahuta, çiftelia e sharkia.

 

Festivali Kombëtar i Këngëve qytetare në Elbasan

Ky festival organizohet në ditën e parë të pranverës në qytetin e Elbasanit.

 

Festivali Kombëtar i Iso-Polifonisë në Vlorë

Festivali Kombëtar i Iso-Polifonisë është një aktivitet origjinal, i fuqishëm, promotor i folklorit muzikor shqiptar në këtë fushë.

Në 25 Nëntor 2005, UNESCO e deklaroi Iso Polifoninë shqiptare “Pjesë e mjeshtërisë dhe pasurisë gojore të njerëzimit”.

 

Festivali Kombëtar i instrumenteve folklorikë në Gjirokastër.

Është një eveniment multikulturor që qëndron krah festivalit folklorik të Gjirokastrës.

 

Festivali Ndërkombëtar “Përmeti ndërkulturor” në Përmet

Ky është i vetmi festival ndërkombëtar etnik, kulturor e gjuhësor i minoritetit në Shqipëri, i cili mbështetet edhe nga CIOFF,

një organizatë ndërkombëtare që promovon foklorin.

 

Festivali folklorik “Sofra Dardane” në Bajram Curri

Ky festival synon të promovojë kërkime, ruajtjen dhe pasurimin e folklorit verior e Kosovar, si dhe etnografinë e kësaj zone.

 

Festivali “Oda Dibrane” në Peshkopi

Ky aktivitet ka filluar në vitin 1994 dhe tani është bërë një traditë e kërcimeve dhe këngëve humoristike

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike