unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Vlora

edisabecolli's picture

Hotel Vlora International

Hotel Vlora International i vendosur ne qendren e qytetit, 50 m nga deti eshte vendi ideal per te shijuar pamjet fantastike e gjirit te Vlores. Hotel Vlora International ofron komoditet dhe kenaqesi per turistet, gjithashtu dhe per vizitoret e biznesit qe zgjedhin Vloren per te permbushur kerkesat e tyre.

Albanian
edisabecolli's picture

Hotel New York

Në buzë të bregdetit të mrekullueshëm të Vlorës, i vendosur në zonën më fantastike të qytetit, pranë tunelit ku ujërat e kristalta rrjedhin prej shekujt përmes gjelbërimit të pishave, shfaqet Hotel New York. Vendndodhja e tij në pjesën më të bukur te Gjirit të Vlorës, të njohur si Uji I Ftohtë, si dhe në këmbët e Malit të Shushicës, e bëjnë ate një mrekulli të vërtetë. Ura lidhëse e Hotelit kalon mbi rrugën kombëtare Vlorë – Sarandë dhe të krijon përshtypjen e një trageti të ankoruar aty përjetësisht.

Albanian
admin's picture

Ishulli Zvërnecit

Ishulli i Zvërnecit është një nga dy ishujt e lagunës së Nartës në Vlorë. Ai është një ishull mjaft piktoresk i mbjellë i gjithi me pemë qiparisash. Në këtë ishull ndodhet kisha e Shën Marisë, një kishë e vjetër dhe me mjaft vlera. Vajtja në këtë ishull mundësohet nga një urë e gjatë druri që lidh atë me bregun.

Albanian
admin's picture

Fshati Turistik Llogara

Fshati Turistik Llogora ndodhet në zemër të Parkut Kombetar Llogora. Ajo ka një sipërfaqe prej 1.2 ha. Në brëndësi të saj ndodhen 16 vila druri, hotel 4 katësh me pishinë të brëndëshme, Beer Club, Tavernë, Restorant, Bar, fushë basketbolli, sallë konferencash dhe 2 salla të vogla të cilat mund të përdoren për festa të vogla familjare ose mbledhje. Në stinën e verës kur temperaturat janë të larta në qytetet e tjera të Shqipërisë, në Llogora temperatura gjatë ditës është 10 gradë Celcius më e ulët, ndërsa gjatë natës arrin 10-12 gradë Celcius.

Albanian
admin's picture

Plazhi i Gjipesë

Plazh i Gjipesë ka një formë mjaft të bukur mbasi, pas plazhit, i formuar nga një përrua, ngrihet një kanion me mure deri në 70 metra të lartë. Në plazhin e Dhërmiut ndodhet edhe shpella detare e Piratëve. Barkat ofrojnë dërgimin e turistëve në shpellë. Në plazhin e Dhërmiut ndodhen disa hotele, restorante dhe disko të hapura verore.

Albanian
admin's picture

Dhermiu

Dhërmiu që vjen më në jug është një prej pikave turistike më të rëndësishme dhe më të frekuentuara të gjithë bregdetit shqiptar. Ujërat shumë të pastër të detit, plazhet intime, sportet ujore dhe zhytjejt nënujore e bëjnë veçanërisht shumë të preferuar nga të rinjtë. Plazhet që përbëjnë Dhërmiun janë Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea.

Albanian
admin's picture

Plazhet e Vlorës

Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet Orikumi ku vitet e fundit është ngritur një port jahtesh. Plazhi i Orikumit ka një gjatësi prej 2 km. Në këtë zonë gjenden edhe shpellat detare të Panasë dhe Rrapit . E gjithë kjo zonë paraqet interes për zhytjet, pasi këtu gjenden mbetje arkeologjike dhe anije të fundosura. E tillë është anija Italiane “Po”, e fundosur në vitin 1941 gjatë luftës italo – greke. Po kështu thuhet se Jul Çezari mbyti anijet që sollën trupat e tij në ndjekje të Pompeut.

Albanian
admin's picture

Orikumi

Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet Orikumi ku vitet e fundit është ngritur një port jahtesh. Plazhi i Orikumit ka një gjatësi prej 2 km. Në këtë zonë gjenden edhe shpellat detare të Panasë dhe Rrapit

Albanian
admin's picture

Laguna e Nartës

Në jug të grykëderdhjes së Vjosës gjendet laguna e Nartës, me një sipërfaqe prej 4.180 hektarë, e cila përbën lagunën e dytë për nga madhësia. Brezi tokësor që ndan lagunën nga deti është i mbuluar nga një pyll pishe. Laguna e Nartës është një tjetër eko- sistem natyror me mundësi për zhvillimin e eko–turizmit, observimit të shpendëve, peshkimit etj. Ajo përfaqëson kompleksin e dytë në Shqipëri përsa i takon prezencës së shpendëve ujorë. Në Nartë gjenden 195 lloje shpendësh.

Albanian
Subscribe to RSS - Vlora

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike