unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Festa e Birrës në Korçë ( 13 - 17 GUSHT 2014)

edisabecolli's picture
Saturday, August 9, 2014 - 20:00

Festa e birrës në Korçë është eventi më i madh festiv në Shqipëri.

Mbi 100 000 persona vizitojnë festën e birrës në 5 netët e organizimit të saj. Kryesisht numri i madh i vizitorëve në festë i atribohet principeve kryesore të organizimit të festës:
Hyrje falas. Program muzikor i shkëlqyer me emrat më të njohura të muzikës shqiptare dhe jo vetëm. Pjesëmarrje e një game birrash vendase dhe të huaja.
Festa e birrës në Korçë u themelua në vitin 2007, si një iniciativë e Bashkisë Korçë.
Festivali është nderuar me çmimin e Turizmit nga Ministria e Kulturës në vitin 2010, për shkak të influencës që pati në rritjen e numrit të turistëve në rajon.
Festa e birrës në Korçë, jo vetëm është një segment i rëndësishëm përsa i përket tërheqjes së vizitorëve në rajon, por nga viti në vit ka promovuar dhe përforcuar imazhin turistik të rajonit.

Eventi: 
Kategoria: 
Qarku: 
Rrethi: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike