unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Fund-java Gjirokastrite në Tiranë

admin's picture
Friday, May 9, 2014 - 09:30 to Saturday, May 10, 2014 - 09:30

Këtë fund-javë, Agjencia Kombëtare e Turizmit po promovon në Tiranë në Sheshin "Tre Vëllezërit Frashëri" qytetin e Gjirokastrës. Ky eveniment organizohet në bashkëpunim me Ministrinë e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë, si dhe me Bashkinë e Gjirokastrës. Të pranishëm në aktivitetin, ku u promovuan vlerat e kulinarisë, por edhe të traditës artistike e kulturore gjirokastrite, ishin edhe Ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë Z. Erion Veliaj, Kryetari i Bashkisë së Gjirokastrës Z. Flamur Bime, si dhe deputeti i Partisë Socialiste për Qarkun e Gjirokastrës Z. Anastas Angjeli. Pjesëmarrja dhe interesimi i qytetarëve qe i madh dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit do të vijoje promovimin e vlerave të qyteteve shqiptare, duke ia kushtuar fund-javë e ardhshme qytetit të Kukësit. Ndërkohë, panairi Gjirokastrës vijon ende sot, por edhe nesër, ndaj mos mungoni të provoni produktet ushqimore vendase dhe të pajiseni me punimet e bukura artizanale që mund t'iu interesojnë.

 

Eventi: 
Kategoria: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike