unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Kalaja e Rozafës

edisabecolli's picture

Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujrave të tre lumenjve, Bunës, Drinit dhe Kirit. Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Kalaja ka origjinë ilire dhe historiani Tit Liri e përmend “si vendi më i fortë i Labeateve” (fis ilir në brigjet e liqenit të Shkodrës). Mbretëresha ilire Teuta e ka përdorur atë si bazë në luftrat kundër Romës. Emri Rozafa del në mesjete. Me këtë emër lidhet legjenda që ka në qëndër “mbajtien e fjalës së dhënë” dhe si subjekt është murosja e Rozafës, nuses më të re të tre vëllezërve që ngrinin muret e kalasë por që shëmbeshin natën. Në hyrje të kalasë ndodhet bozorelievi i Rozafës dhe uji gëlqeror që depërton tek hyrja kryesore lidhet me fantazinë popullore si qumshti i gjirit të Rozafës,i cili u la jashtë gjatë murosjes për të ushqyer foshnjen e saj. Formën e sotme kalaja e ka marrë gjatë periudhës së sundimit të familjes feudale të Balshajve (shek XIV). Sot shumica e mbetjeve të kalasë i përkasin periudhës veneciane, sidoqoftë shihen gjurmë edhe të periudhës së osmaneve (shek XVI – XVII) dhe Bushatllinjve (shek XVIII – XIX). Muret e kalasë së Rozafës kanë një gjatësi prej 880 metrash dhe rrethojnë një sip prej 9 hektarësh. Rozafa mbas një resistence të fushishme ra nën sundimin osman në vitin 1479. Objekte të tjera brenda kalasë janë çisternat e ujit të shek XV, katedraleja e shek XIII e cila pas pushtimit osman u kthye në xhami. Po kështu aty ndodhet edhe muzeu i Rozafës që shpjegon periudhat e ndryshme të kalasë.

Qarku: 
Rrethi: 
Qyteti: 
Kategoria: 
Place Type: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike