unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Kisha e Shën Marisë Vllahernës

edisabecolli's picture

Kisha e Shën Mëri Vllahernës është një nga kishat më të vjetra të ndërtuara në qytetin e Beratit. Kisha ka një oborr ku mendohet të ketë ekzistuar një manastir i hershëm i shek. V dhe VI.

Ajo është e tipit kryq i brendashkruar dhe  e ndërtuar me teknikën klausonazh(gur i rrethuar me tulla),karakteristikë për kishat Bizantine të shek. XIII-XIV.

Rindërtimi i kishës i përket shekullit  të XVI. Nën dyshemenë e kishës ndodhet një sternë e cila mendohet të jetë rindërtuar më herët.

Nikolla Onufri e pikturoi kishën në vitin 1578. Pikturat paraqesin portrete të profetëve dhe skena ungjillore. Dyshemeja është e dekoruar me mozaik.

Mendohet se origjina e emrit vjen nga pallati i Vllahernës në Kostandinopojë.

Qarku: 
Rrethi: 
Qyteti: 
Kategoria: 
Place Type: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike