unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Kryegjyshata Botërore Bektashiane

edisabecolli's picture

Bektashizmi është një degë e fesë islame e cila merret me përsosmërinë shpirtërore të njeriut. Është njëra ndër rrugët e formuara shumë kohë pas përfundimit të shpalljes në tërësi e fesë Islame dhe që predikon se e udhëheq pasuesin e kësaj rruge ("besimtarin mysliman") dhe e shpie në objektivin e dëshiruar, në afrimin me Zotin. Si doktrinë e praktikë fetare islame, bektashizmi pretendojnë se i ka rrënjët në Kuran dhe në mësimet e Profetit Muhamed e të imamëve të cilët ata i konsiderojnë të shenjtë, i cili respekton të gjitha fetë monoteiste. (Baba Rexhebi e jep mjaft qartë përcaktimin e thelbit të doktrinës, rrugën dhe historinë e bektashizmit në librin e njohur “Misticizma islame dhe bektashizma”, botim i vitit 1970 në Detroit SHBA).

Historia flet se bektashizmi është themeluar nga Haxhi Bektash Veliu në shek. XIII. Në kohën e tij kish 320 misionarë islam që i shpërndau në shumë vende të botës. Ky besim është zhvilluar si një proçes i gjatë edhe nga pasuesit e tjerë të Haxhi Bektash Veliut si: Ballëm Sulltani, Shah Kalanderi, Sersem Ali Dede,Tyrabi Ali Dede, Muhamed Perishian Dede, Hasan Dede, Ibrahim Dede, Halil Haqi Dede, Haxhi Fejzi Dede dhe Sali Niazi Dede etj. Ky proces i pareshtur ndikimi dhe shkëmbimi të ndërsjelltë me përvojat e mësimet më pozitive të çdo kohe dhe vlerat e veta ruajti dhe pasuroi trashëgiminë e tradite të shkëlqyer ndër shekuj të kombeve dhe popujve në botë. Pikërisht në sajë të këtij proçesi të paprerë, bektashizmi u bë i njohur në gjithë botën për shpirtin e lartë hyjnor, e besimin e patundur të Allahu dhe mësimet e Kuranit.

Me strukturën e veçantë të organizimit luajtën teqetë dhe në vende të ndryshme të botës, një rol të rendësishëm. Baballarët e dervishët, arritën një shtrirje gjeografike në Azinë e Vogël,Turqi, Iran, Irak, Egjipt, Rumani, Hungari, Bullgari, Jugosllavi, Greqi, Shqipëri, etj. Është e njohur në dokumente arkivore dhe literaturën bektashiane se bektashizmi kishte qendrën e përgatitjes së dervishve në Kolegjin më të madh në Dimotekë të Bullgarisë, ku mësonin rreth 400 dervishë në vit. Kolegji kishte një nga bibliotekat më të pasura në botë. Bektashizmi mori fizionominë si një strukturë me individualitet të veçantë, duke u bërë pjesë e historisë dhe pasurisë shpirtërore kombëtare të çdo vendi në botë. Kjo vlerë indentifikohet me aftësinë e bektashizmit, për t’ju përshtatur kohëve, vendeve, qytetërimeve dhe problemeve të ndryshme me urtësinë dhe tolerancën në bashkëjetesën me të gjitha besimet e tjera.

Evlia Çelebiu në përshkrimet e udhëtimin “Sejahatname” midis të tjerave thotë se 700 teqetë bektashiane të cilat ekzistojnë në Turqi, janë themeluar nga shtatëqind dervishët e Haxhi Bektashit e ato u përhapën në gjithë botën.

Qarku: 
Rrethi: 
Qyteti: 
Kategoria: 
Place Type: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike