unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Mali i Tommorrit

edisabecolli's picture

Tomori është një mal në lindje të qytetit të Beratit në Shqipëri. Tomori është mali më impozant në Shqipërinë e Jugut. Me majën më të lartë 2416 metra, ai ngrihet vetmitar në një rrafshinë pa fqinjë që ta rivalizojnë dhe zotëron kështu pamjen nga të gjitha pikat e horizontit. Kjo e bën atë madhështor, si e bëjnë të bukur livadhet malore, e të frikshëm majat e thepisura shkëmbore, humnerat e thella dhe stuhitë e befasishme. Etnologia angleze Margaret Hasluck, që u ngjit në majë të tij më 1930, konstatoi midis të tjerave se pelegrinët besonin në një fuqi të mbinatyrshme me seli në atë majë e se betimi për Baba Tomorin ishte më i fortë se betimi mbi Ungjill ose Kur’an. Kuptohet se ky adhurim është mbeturinë e kultit pagan të natyrës, brenda të cilit kanë mbetur besimet e shqiptarit.

Nga kulti pagan i majave të larta, i përhapur në gjithë Shqipërinë, kulti i malit të Tomorit ka mbijetuar në rrjedhë të shekujve e të ndërrimeve fetare. Duke gëzuar një [[prestigji|prestigj të veçantë në botën shqiptare, ai ka fituar atributin e malit të shenjtë. Fakti që ky mal në gojëdhënën popullore, në periudhën antike e mesjetare dhe në letërsinë romantike përfytyrohet si Olimpi shqiptar, besohet se është dëshmi e njësisë kulturore ballkanike.

Qarku: 
Rrethi: 
Qyteti: 
Kategoria: 
Place Type: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike