unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Natyral Razma Resort

edisabecolli's picture

Natyral Razma Resort është një resort malor elitar dhe i kushtohet të gjithë shqiptarëve që kanë punu dhe vazhdojnë të punojnë për kombin.

Misioni jonë: Ne jemi një resort që në thelb ka si koncept jetën e bukur dhe të shëndetshme.Ne jemi një resort që punon për familjet, çiftet, miqtë, shokët, grupet shoqërore apo të punës që duan të vijnë tek ne të takohen, të pushojnë apo të argëtohen. Qëllimi ynë është t’ju sigurojmë një ekperiencë të mbushur me kënaqësi, të sigurtë dhe të gëzueshme për të gjithë pushuesit tonë.

Ne jemi një resort që punon për njerëzit që e duan atdheun e tyre, që duan qetësinë, argëtimin e shëndetshëm, ushqimin e mirë, muzikën e bukur, familjen dhe duam të përçojmë te brezat që vijnë dashninë për të bukrën, për muzikën, për pikturën, legjendat, poezinë,gjuhën shqipe, për sportin.

Duke pasë parasysh atë çfarë përfaqëson një resort (që ndryshe nga një bar, restorant, pishinë, hotel, apo çdo njësi tjetër argëtuese – janë të hapura për të gjithë publikun) i përkushtohemi pushuesve të resortit që janë të akomoduar tek ne. Shërbimi i drekës dhe darkës për jo-pushuesit e resortit ofrohet me prenotim. Shërbimi i barit ofrohet vetëm për pushuesit e resortit, si dhe per jo-pushuesit që kanë prenotuar për drekim dhe darkim.

Me këtë komunikim ne përshëndesim të gjithë miqtë, dashamirësit, të gjithë ato që përpiqen për një Shqipëri të bukur!

Qyteti: 
Adresa: 
Razem, Shkrel, Malesi e Madhe
Tel: 
00355 (0)2 22 51 624
Email: 
info@natyralrazmaresort.com
Web URL: 
www.natyralrazmaresort.com
Qarku: 
Business Category: 
Gold

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike