unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Një shkrim i mrekullueshëm për turizmin në Shqipëri

edisabecolli's picture
Monday, July 7, 2014 - 11:30

Të parët ishin zviceranet. Ata nisën të shkonin me pushime në Shqipëri që në vitin 2005. Asokohe ishin gjashtë mijë. Në 2013-n, 40 mijë. Jo pak. Por rekordin e përbëjnë italianët. Ka disa sezone verore me radhë që ata zgjedhin brigjet shqiptare - dhe qytetet kulturore - për të kaluar pushimet e tyre verore. Duke arritur një shifër prej më shumë se 90 mijë vetash. Dhe viti 2014 premton edhe më shumë. "Ne presim një rritje me 10 për qind", gëzon Benko Gjata, i Shoqatës Kulturore Italo-Shqiptare "Vatra".

Saktësisht, për shkak të këtij boom-i nëe vendin e tij, ai ka shkruar një guidë turistike 180 faqëshe në italisht. "Gjë cila mungonte që prej kohës së Musolinit" - betohet ai, duke sqaruar: "Jo se unë kam lindur këtu, por Shqipëria është një vend tepër i bukur, të cilin italianët po e zbulojnë gjithnjë e më shumë. Ajo është një prej më pak të njohurave nga bukuritë më tërheqëse të Mesdheut".

Tani që Benko Gjata është një biznesmen, është normale që përbën një reklame më vete për vendin e tij. Kjo është normale duke patur parasysh punën që e lidh me Italinë dhe që ai e bën me shumë pasion. Por fakti që "Vendi i Shqiponjave" është zbulimi i madh i italianeve përbën një fakt. Rritja e numrit të fluturimeve direkte, së bashku me interesin e shtuar nëpër blogjet e turizmit, ku flitet me mjaft superlativa, janë një dëshmi për këtë. Fjalët kyçe që përdoren janë "klima, mikëpritja, pastërtia dhe siguria". Duke i shtuar "Ujin e kulluar të detit dhe rrënojat e lashtësisë, të një bukurie të rrallë".    

 

Kategoria: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike