unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Njoftim për shtyp

edisabecolli's picture
Wednesday, August 27, 2014 - 09:00

Agjencia Kombëtare e Turizmit dëshiron t’iu informojë se në kuadër të promovimit të Shqipë-risë, po mbështet në zhvillimin e një turi çiklistik vullnetarësh, i cili është ndërkombëtarisht i njohur  në promovimin e vlerave njerëzore dhe sportive.

Në datën 22 Korrik, 2014 nisi ekspedita çiklistike e quajtur “BALKANICA or THE WESTERN BALKANS”. Turi i gjatë 2500 km, ka nisur nga qyteti i Salcburgut në Austri dhe  do të kalojë nëpër rrugët e 8 shteteve. Për 45 ditë me rradhë pjesëmarrësit në këtë iniciativë, që organizohet nga The GMPR Lithuanian Fund & CROTOS – Travellers’ Association nga Polonia do të përshkojnë alpet austriake, rrugët e Gjermanisë, do të kalojnë përqark Parkut Kombëtar të Triglavit në Slloveni. Pas ndalesës në kryeqytetin kroat, Zagreb do të vazhdohet drejt Bosnie & Hercegovinës, për të kaluar më tej në Malin e Zi, Kosovë, Shqipëri dhe mbyllja e këtij rrugëtimi do të bëhet në Korfuz të Greqisë.

The BaltiCycle (BC), “BALKANICA or THE WESTERN BALKANS” është një tur jo komercial, ku të gjithë organizatorët janë vullnetarë dhe tarifa që pjesëmarrësit  paguajnë është në funksion të mbulimit të shpenzimve. Ata të cilët marrin pjesë janë të apasionuar mbas çiklizmit dhe udhëtimeve promovuese e sensibilizuese të çështjeve të cilat kanë si qëllim zhvillimin e qendrueshëm të turizmit dhe çiklizmit si mjetin me ekologjik të transportit.

Në total janë regjistruar 54 pjesëmarrës nga vende të ndryshme të botës, nga profesorë dhe akademikë e deri tek të apasionuar të udhëtimeve të aventurës.  Vendet nga të  cilat ata vijnë   janë: Polonia- 24 persona; Gjermania- 11; Lituania- 11; Austria- 2; Zelanda e Re- 2; Mbretëria e Bashkuar - 2; Italia- 1; SHBA-1.

Në territorin shqiptar ata do të hyjnë në datën 24/08/2014 nga kufiri me Kosovën në pikën doganore të Morinës, ku AKT-ja do të organizojë një ceremoni mikpritjeje për të gjithë pjesëmarrësit. Itinerari që është programuar për të përshkruar vendin tonë është si më poshtë : Kukës – Bulqizë – Krujë – Tiranë – Berat – Vlorë – Himarë – Butrint.

Ndërkohë sipas programit në datën 27 Gusht, 2014 turi do të jetë në Tiranë. Me këtë rast ju ftojmë të bëheni pjesë e një ceremonie të përgatitur, ku do të marrin pjesë Ministrja e Turizmit dhe Zhvillimit Urban znj. Eglantina Gjermeni, Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Turizmit, znj. Julinda Dhame, ambasadorë të vendeve nga ku garuesit vijnë dhe shumë të ftuar të tjerë në orën 18:00 në restorant “Shakesbeer”, që ndodhet në rrugën “Asim Zeneli”, në afërsi të Ambasasdës Holandeze.

Gjatë kësaj ceremonie do të keni mundësi të intervistoni dhe të mësoni më tepër rreth këtij grupi, i cili në fokusin e tij, ka pikërisht udhëtime të tilla rreth e qark botës.

Pas kryeqytetit, pedalimi do të vazhdojë drejt jugut dhe fundi i këtij rrugëtimi do të jetë në qytetin e Sarandës  më 3 shtator, datë në të cilën do të organizohet edhe ceremonia e përcjelljes. Më pas grupi do të largohet më tej në drejtim të Korfuzit në Greqi.  

Shpresojmë që mediat të cilat përfaqësoni do t’i kushtojnë vëmendjen e duhur këtij aktiviteti të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë.

Duke ju falenderuar paraprakisht, jeni të lutur të na kontaktoni për më tepër informacione.

Gjithashtu mund t’i referoheni edhe në likun e mëposhtëm:

http://www.bicycle.lt/en/main/tours.bc2014-balkanai/

Kategoria: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike