unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Plazhi i Shëngjinit

edisabecolli's picture
Në Shëngjin vihet për diellin, për detin e rërën, për bukuritë e rralla, që natyra u ka dhuruar banorëve mikpritës e të shoqërueshëm. Rripi i gjëre i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drurë të tjerë. Një rrip i ngushtë rëre me bimësi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.
 
Vlerat turistike
Në plazhin e Shëngjinit dhe të Kunës, pushuesit gjejnë hotele, restorante e mjedise të tjera, të ngritura në përshtatje me kushtet dhe traditat e zonës, por edhe shtëpi tradicionale, me kopshte dhe lulishte të bukura.Kudo ofrohet kuzhina tradicionale, por edhe ajo e huaj, sipas shijes e kërkesës. Mbizotërojnë prodhimet e detit, shpendët e egër dhe mishi i zgares. E, mbi të gjitha, shërbimi i standarteve bashkëkohore.
Shëngjini si nyje e rëndësishme transporti, që nga kohët e lashta, ka pritur e përcjellë shumë udhëtar e vizitorë, vendas dhe të huaj. Ndërsa turizmi masiv u zhvillua vetëm në fillim të viteve ‘60 të shek.XX, kur filluan ndërtimet në plazhin e Shëngjinit, i cili kishte kushte dhe mundësi për të pritur një numër të madh pushuesish.
 
Qarku: 
Rrethi: 
Qyteti: 
Kategoria: 
Place Type: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike