unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Plazhi i Velipojës

edisabecolli's picture

Velipoja me plazhin e saj është vendi  turistik më i frekuentuar në veriun e vendit.. Plazhi ndodhet vetëm 30 km nga qyteti i Shkodrës dhe rruga është e rikonstruktuar. Por lëvizjet e shumta të automjeteve dhe përdorimi i së njëjtës rrugë dhe për kafshët e fshtrave deri në plazh, bën që kohëzgjatja e udhëtimit deri në Velipojë të shkojë rreth 30 minuta.



Plazhi i Velipojës  ndodhet rreth 5 km bregut të detit nga plazhi i Ulqinit. Plazhi ka një vijë bregdetare për shfrytëzim 14,5km, nga grykderdhja e Bunës deri pranë “Ranës së hedhun”. Thellësia e vogël e detit në brigjet pranë  plazhit të Velipojës dhe gjatësia e shtrirjes krijon mundësi për ndërtime në det. Plazhi i Velipojës është një perlë e natyrës ku gërshetohen harmonishëm deti, lumi, plazhi, laguna, pylli e mali. Rëra e pasur, që sidomos në dy skajet e plazhit ka shumë jod i jep atij dhe vlera kurative. Uji i kulluar i detit, rezervuati i gjuetisë, laguna e Vilunit, baticat e zbaticat, ofrojnë bukuri mahnitëse. Pyjet, kryesisht me plepa, të pranishëm në të gjithë plazhin e deri 200 metër pranë detit, i japin freski plazhit edhe në ditët më të nxehta.

Qarku: 
Rrethi: 
Qyteti: 
Kategoria: 
Place Type: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike