unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Qyteti antik i Persqopit

edisabecolli's picture

Ndodhet në jug të Tiranës pranë kalasë së Petrelës, e ndërtuar mbi malin e Vilës, që dominon rrugën që shkon nga fusha e Tiranës për në Qafën e Kërrabës, ku ruhen vetëm trakte të shkëputura të murit rrethues, prej të cilëve paraqet interes të veçantë një bastion në anën jugore të shpatit të kodrës. Bastioni projektohet 12 m nga muri rrethues dhe ka një gjerësi ballore prej 58 m, lartësia e tij ruhet deri në 7 m dhe përbëhet nga 10 rreshta gurësh me lartësi 0,80-1,00 m, ndërsa gjatësia e tyre më e madhe arrin deri në 2,35 m. Muret e këtij fortifikimi janë ndërtuar në mënyrë të veçantë. Ato formohen nga një mur i jashtëm 2 m i gjerë dhe nga një i brendshëm me gjerësi l m, të cilët lidhen midis tyre me mure tërthorë. Muret tërthorë dalin në anën e jashtme në formë pllastrash, që projektohen 0,45 - 0,50 m në çdo 5-6 m largësi. Boshllëqet që krijohen midis këtij sistemi muresh të kryqëzuar janë mbushur me gurë të hedhur të ngjeshur me dhé. Në këtë mënyrë, gjerësia e murit të qytetit arrinte rreth 6 m.

Qarku: 
Rrethi: 
Qyteti: 
Kategoria: 
Place Type: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike