unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Shqipëria, zyrtarisht vend kandidat

edisabecolli's picture
Tuesday, June 24, 2014 - 09:30

Shqipëria zyrtarisht është vend kandidat i Bashkimit Europian. 28 vendet anëtarë të Unionit i thanë “PO” rekomandimit të Komisionit Europian për t’i dhënë statusin vendit tonë. 

Rezultati pozitiv u paralajmërua nga një sërë ministrash të Jashtëm të vendeve të BE-së teksa hynin për të marrë vendimin për Shqipërinë. 

Menjëherë nga vendimarrja në Luksemburg, komisioneri për Zgjerimin Stefan Fyle, i pranishëm në mbledhjen e Këshillit Europian, përveç se në gjuhën angleze, me një shqipe të shkruar pastër ka uruar të gjithë shqiptarët në profilin e tij në Twitter. 

“Urime për statusin e kandidatit, miratuar nga Ministrat, njohje .

Konkluzionet e Këshillit Europian për Shqipërinë gjithashtu theksojnë se vendimi pro statusit u mor pas konstatimit të progresit të vazhdueshem në vendin tonë.

Por kjo fazë e re në rrugën integruese të Shqipërisë, për Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, shoqërohet me një sërë rekomandimesh dhe detyrimesh për Shqipërinë.

Pika dy e konkluzioneve i mëshon përmbushjes së rekomandimeve të raportit të Komisionit Europian, të cilat renditen:

Reforma në administratën publike; reforma në gjyqësor; lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit; mbrojtja e të drejtave të njeriut dhe minoriteteve; zbatimi i së drejtës së autorit.

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian, në pikën e nxitjes së luftës kundër korrupsionit detajojnë një nga çështjet më të ndjeshme në Shqipëri që lidhet me gjyqësorin, kur kërkohet:

Hetime, ndjekje penale dhe dënime për rastet e: korrupsionit, krimit të organizuar, emigracionin e organizuar, përdorimin e dokumentave të falsifikuara, pastrimit të parave, kultivimit të lëndëve narkotike, trafikun e qënieve njerëzore.

“Është e rëndësishme për Shqipërinë të tregojë rritje të transparencës dhe përgjegjshmërisë së gjyqësorit, përfshirë garantimin e një sigurie më të madhe juridike për operatorët ekonomikë dhe rritjes së besimit të tyre”, thekson Këshilli Europian.

Gjithashtu, Këshilli pret nga Shqipëria që të përforcojë përpjekjet për reduktimin e emigracionit të paligjshëm në vendet e BE-së, duke përmbushur detyrimin që vjen nga kushtet e marrëveshjes për liberalizimin e vizave, si dhe pret marrjen e një sërë hapash për t’i dhënë zgjidhje kërkimit të  padrejtë të azilit nga shtetasit shqiptarë.

Bazuar në udhërrëfyesin për Shqipërinë, Këshilli nxit Komisionin që të forcojë mbështetjen por edhe monitorimin dhe vlerësimin për procesin e reformave.

“Fokusi duhet të jetë sigurimi i rezultateve konkrete në të gjitha çështjet e mësipërme, bazuar në objektiva të besueshëm dhe të matshëm, në afate kohore dhe statistika”, thonë 28 ministrat e Jashtëm të BE-së.

Në konkluzionet e Këshillit, e vetmja çështje që Shqipëria nxitet të ruajë si të tillë është politika e saj e jashtme, si angazhimi konstruktiv në bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e mira me fqinjët dhe qasja e njëjtë me politikën e jashtme të BE-së.

Ashtu si edhe në rekomandimet e mëparshme, edhe në këto konkluzione që shoqërojnë aprovimin e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë, Keshilli Europian e mbyll me ripërsëritjen e mesazhit të dialogut qeveri-opozitë për reformat integruese që do ta avancojnë Shqipërinë në rrugën europiane.

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike