unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Shtëpia muze e piktorit Vangjush Mio

edisabecolli's picture

Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqipëri. Ai njihet më së shumti për peisazhet dhe konsiderohet is pesazhisti më i përkryer shqiptar shqiptar i shekullit XX.[1] Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra. Përveç peisazheve, Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve. Ai ishte njëkohësisht edhe skenograf i teatrit të qytetit të Korçës.

Shtëpia muze e piktorit Vangjush Mio është qendër e krijuar në vitin 1945 dhe rinovuar më 1995 dhe është pjesë e rëndësishme e qytetit të Korçës, ku zhvillohen aktivitete të ndryshme kulturore artistike: si koncerte lirike, ekspozita pikture, fotografike etj.Është shpallur monument kulture dhe përmban rreth 40 piktura në vaj, peizazhe, natyra të qeta, si dhe shumë vizatime të cilat janë të shquara për stilin e tyre tepër të veçantë. Rreth 40 piktura të tjera gjenden në Tiranë.

Vangjush Mio dallohet si piktor peizazhist shqiptar, përmendim këtu, “Dimri në Korçë, “Aspekte nga Drenova”, “Boboshtica”, “Vithkuqi”. Vepra të tjera janë: “Autoportreti”, “Cigani”, “Njeriu me gajde” etj. Ai është i pari piktor shqiptar që hapi ekspozitën e parë në Tiranë në vitin 1920, ndërsa në vitin 1942 hapi ekspozitën në Bari.

Qarku: 
Rrethi: 
Qyteti: 
Kategoria: 
Place Type: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike