unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Turizmi tatimet do të çertifikojnë çmimet në hotele e restorante

edisabecolli's picture
Thursday, July 10, 2014 - 16:00
Hotelet dhe restorantet në zonat turistike të vendit do të duhet të pasqyrojnë listën e çmimeve të tyre, listë e cila do të çertifikohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjensia Kombëtare e Turizmit. Kjo është bërë e ditur nga Drejtoria e Tatimeve, e cila ka nisur kontrollin në këto subjekte.
“Në bashkëpunim me Agjensinë Kombëtare të Turizmit, po punohet për çertifikimin e listës së çmimeve në të gjitha subjektet tregtare të hotelerisë dhe restoranteve, ku listat e çertifikuara do kenë logon e dy institucioneve", thuhet në një deklaratë për mediat.
Po ashtu, Tatimet kanë ushtruar kontroll në zonën e Durrësit, ku vetëm brenda një jave kanë konfiskuar 20.000 mije shishe birrë pa faturat përkatëse, 3 600 shishe me pije të aksizës si whisky, verë si dhe asete te luajtshme, të cilat në tërësi kapin një vlerë rreth 10.500.000 lekë.
Po ashtu, ka konstatuar shkelje të rënda në subjektet tregtare, që ishin pa licensa, që kishin punëtorë të palegalizuar etj. U penalizuan 404 subjekte si dhe u arrit të licensohen 159 subjekte në QKR, çfarë do të thotë rritje e ndjeshme e numrit të punonjësve të përfshirë në skemën e sigurimeve shoqërore.
Drejtoria e Tatimeve i ka bërë thirrje qytetarëve që të denoncojnë cdo rast abuziv në numrin pa pagesë 08001414 ose në www.tatime.gov.al.

 

KUJTESË

 

TURIZËM I PËRGJEGJËSHËM

 

Një treg turistik i sigurt, formal dhe i përgjegjshëm, është një treg konkurues dhe cilësor.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit do të inspektojnë në terren të gjitha bizneset që operojnë në tregun turistik.

Gjatë këtij inspektimi do të realizohet:

1. Kontroll për regjistrimin e subjekteve tregtare në QKR

2. Kontroll për instalimin dhe përdorimin e pajisjeve fiskale

3. Kontroll për verifikimin e deklarimin e punonjësve në Organin Tatimor

 4. Kontroll për dokumentimin e mallrave që përdoren, ruhen apo transportohen

5. Kontroll për afishimin e çmimeve dhe vendosjen e posterit për tërheqjen e kuponit tatimor

6. Kontroll për mbajtjen e librave të regjistrimeve.

7. Kontroll për pagesën e tatimit në burim, lidhur me qeranë

   (për rastet e marrjes së ambjenteve me qera)

8. Kontroll për dokumentimin e pronësisë së ambjentit ku zhvillohet aktiviteti.

 

JU LUTEMI TË NXITONI TË PAJISNI BIZNESIN TUAJ ME TË GJITHË DOKUMENTACIONIN E NEVOJSHËM

Të gjithë bizneset turistike të cilat janë konform ligjit nr.9920 dt. 19.05.2008 ‘Për Proçedurat Tatimore

në R.SH’ i ndryshuar. Udhëzimit Nr.24, dt.02.09.2008, i ndryshuar. Udhëzimit Nr.16, dt. 03.05.2010.

Ligjit nr.10279, dt.20.05.2010, ‘Për kundërvajtjet administrative’.

Do të pajisen me një logo konformiteti

RESPONSIBLE TOURISM

 

 

 

Kategoria: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike