unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Vlorë, nis turizmi me kampera, bregdeti shqiptar në vëmendjen e të huajve

edisabecolli's picture
Monday, June 23, 2014 - 16:00

 Gjashtë turistë polakë mbërritën të shtunën me dy kamperat e tyre në plazhin e Gjipesë, në bregdetin e Dhërmiut, 60 km në jug të Vlorës. Ata do të qëndrojnë në këtë mjedis natyror 3 ditë, ndërkohë që para tyre ishin vendosur edhe 4 kampera të tjerë me targa të Zvicrës e të Gjermanisë.

Në fakt, gjiri detar i Gjipesë, është mjaft i preferuar për turistët e huaj të kësaj kategorie. Gjatë viteve të fundit, këtë plazh të virgjër e kanë vizituar qindra turistë të huaj nga vende të ndryshme të Evropës. Ata kanë vlerësuar bukurinë natyrore krejtësisht të paprekur nga dora e njeriut, kthjelltësinë e ujit të detit. Mes tyre kanë qenë edhe Robert e Sabrina Fitstung nga Mynihu(Gjermani). Me kamperin e tyre, ata kanë shetitur një pjesë të bregdetit shqiptar dhe kanë shijuar bukuritë natyrore të tij, por Gjipeja i ka tërhequr në mënyrë të veçantë.

Edhe për këtë vit, ata parashikojnë të vijnë sërish këtu. Pak vjet pasi u bënë rastësisht pjesë e fluksit të turistëve të kësaj kategorie, që shfrytëzojnë bregdetin shqiptar, ata kanë ardhur vazhdimisht. Ata thonë se, kjo natyrë është tepër joshëse dhe të tërheq me bukurinë e saj.Në fundjavë, në bregdetin e Dhërmiut, 60 km në jug të Vlorës, numëroheshin 20 kampera.

Qarku: 
Kategoria: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike