unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Zbardhet axhenda e Papa Françeskut

edisabecolli's picture
Sunday, September 21, 2014 - 10:00

Publikohet axhenda e vizitës njëditore të Papa Françeskut në Shqipëri, më 21 shtator. Mësohet se Ati i Shenjtë do të niset nga Roma në orën 07:30 të datës 21.09.2014 dhe pritet të mbërrijë në aeroportin “Nënë Tereza”, në orën 09:00, ku do të pritet nga kryeministri Edi Rama. 

Menjëherë pas mbërritjes në Tiranë është parashikuar ceremonia e pritjes në Presidencë. Në orën 10:00 Ati i Shenjtë do të mbajë Meshën e Shenjtë në sheshin “Nënë Tereza”. 

Në orën 13:30 Papa Françeskudo të ketë një drekë me Ipeshkvijtë shqiptarë dhe më pas do të takojë edhe krerët e besimeve të tjera në Shqipëri. Në orën 17:00 do të kremtohet lutja mbrëmësore në Katedrale. Në 18:30 Papa do të takojë fëmijët e qendrës “Betania” në Fushë-Krujë dhe në orën 19:45 do të zhvillohet ceremonia e përcjelljes së Papës në aeroport. Ati i Shenjtë niset drejt Romës nga aeroportin “Nënë Tereza”në orën 20:00. 

Kisha Katolike shqiptare informon se Papa Francesku do të shoqërohet në avion nga mbi 70 gazetarë të huaj. Gjithashtu, Ati i Shenjtë nuk do të përdorë makinën e blinduar prej xhami në Tiranë, por një automjet të thjeshtë, te hapur që do t'i ofrohet nga pala shqiptare.

Në kuadër të vizitës së Papa Françeskut në Shqipëri, në 21 shtator 2014, sheshi "Nënë Tereza" do të ndryshojë tërësisht pamje. Këshilli Bashkiak i Tiranës vendosi akordimin e fondit prej 332 milionë lekësh për ndërhyrjen dhe rivitalizimin e sheshit "Nënë Tereza", si dhe dhënien e titullit "Qytetar Nderi" i Tiranës, Atit të Shenjtë. 

Qarku: 
Kategoria: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike