unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Diber

edisabecolli's picture

Kështjella e Grezhdanit

Kështjella e Grezhdanit ndodhet 11 km në Jug-lindje të qytetit të Peshkopisë, jo larg fshatit të Maqellarës. Kalaja i takon Shek. të IV, gjatë periudhës së vonë romake. Gjatë Mesjetës, ajo supozohet të ketë qenë Kalaja e Stefigradit, e cila ke qenë nën kontrollin e Heroit Kombëtar Shqiptar, Skënderbeut. Ajo ndodhej në një pikë strategjike,  duke e lidhur rajonin e Dibrës me Kosovën dhe Maqedoninë.  Ajo u shpall një monument historik në vitin 1963 dhe mbulon një sipërfaqe prej 34 hektarësh.  

Albanian
edisabecolli's picture

Kulla e Mic Sokolit

Kullat e Mic Sokolit dhe Sali Manit janë dy kulla tradicionale që ndodhen në fshatin e Bujanit, disa kilometra në Jug të bajram Currit. Fshati i Bujanit përmendet si një vendbanim që prej shekullit të 14-të. Mic Sokoli, i lindur në Bujan, qe një luftëtar i njohur i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai vdiq në betejë duke luftuar kundër forcave osmane në vitin 1881. Kulla e Sali Manit është vendi ku u mbajt Konferenca e Bujanit gjatë Luftës së Dytë Botërore. 

Albanian
edisabecolli's picture

Muzeumi Historik i Matit

Muzeu u ndërtua ne vitin 1983. Së fundmi ka bërë pjesë të tij 38 objekte me vlerë rreth 3.5 milion lekë të vjetra. Të gjitha objektet që tashmë janë zyrtarisht pjesë e këtij muzeu prej kohësh janë ekspozuar në ambjentet e tij,. Në koleksionin e pasurisë së muzeut janë bërë veshjet e disa zonave si ajo e Prellit, Gurrës, G.Bardhë, Lisit etj, si dhe objektet e dhomës së burrave. Muzeu Historik Mat është klasifikuar si muze lokal.

 

Albanian
admin's picture

Parku Kombëtar Zall Gjocaj

Parku Kombëtar “Zall Gjocaj” është një tjetër park i mrekullueshëm, 40 km në verilindje të qytetit të Burrelit. Ai është mjaft i bukur dhe i pasur me burime dhe disa përrenj.

Albanian
admin's picture

Parku kombëtar i Lurës

Është i pozicionuar në masivin pyjor “Kunora e Lurës”. Veçantia e parkut të Lurës janë kompleksi i 12 liqeneve akullnajore, të cilat shquhen për bukurinë e tyre të rrallë. Liqeni më i bukur është ai i “Luleve”. Në stinën e verës sipërfaqja e tij mbulohet nga zambakë të bardhë uji. Mbulesa drunore përbëhet nga drurë të ndryshëm ku shquhen masivet me ahishte. Parku ofron mundësira për aktivitete në natyrë , eko –turizmin, ecjet me kuaj, etj.

Albanian
Subscribe to RSS - Diber

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike