unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Lezhë

edisabecolli's picture

Plazhi i Shëngjinit

Në Shëngjin vihet për diellin, për detin e rërën, për bukuritë e rralla, që natyra u ka dhuruar banorëve mikpritës e të shoqërueshëm. Rripi i gjëre i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drurë të tjerë. Një rrip i ngushtë rëre me bimësi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.
 
Vlerat turistike
Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Lezhës

Albanian
edisabecolli's picture

Memoriali i Skënderbeut

Memoriali i Skënderbeut është ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku u varros Skënderbeu në 1468. Memoriali i heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu u ndërtua në vitin 1981 për të rikthyer atmosferën e kuvendit të Lezhës, si dhe për vendvarrimin e Skënderbeut. Në dyshemenë e anijatës ngrihet busti i Skënderbeut punuar nga Odhise Paskali, njëri prej skulptorëve më të famshëm shqiptarë, si dhe kopje të shpatës dhe përkrenares së tij prej bronxi. Në brendësi të mureve ka një varg mburojash me stemat e fiseve, që morën pjesë në Kuvendin e Lezhës, të cilët bënë besëlidhjen me Skënderbeun.

Albanian
edisabecolli's picture

Rreth Lezhës

Lezha si qytet dhe biostrukturë përfaqëson diçka shumë të rëndësishme dhe të veçantë. Nga pikëpamja gjeometrike dhe ekologjike, Lezha, përbën një kaleidoskop të mrekullueshëm të natyrës, gati një lloj principate të pashembullt ekologjike, ku mali, fusha, pylli, monumentet arkeologjike dhe historike, laguna dhe deti përbëjnë një bashkësi të spikatur.

Albanian
edisabecolli's picture

Kisha e Rubikut

Kisha e Rubikut ndodhet mbi një kodër shkëmbore në qytetin industrial të Rubikut, kisha përfaqëson një objekt të rëndësishëm kulti të shek XII- XIII. Ka përfunduar së ndërtuari në vitin 1272. Vlere unikale e saj janë afresket, piktura murale të stilit bizantin. Godina është monument kulture dhe paraqet interest në aspektin ndërtimor dhe arkitektural. Kisha e Rubikut ka shërbyer si abaci benedikte dhe kuvend françeskan.

Albanian
edisabecolli's picture

Shtëpia e poetit Gjergj Fishta

Në këtë shtëpi ka jetuar At Gjergj Fishta, një prej emrave më të vyer të letërsisë shqipe.  I lindur në tetor të vitit 1871, në atë oborr, e këto ambiente, të afërmit e thirrisnin në emër Zef, pasi në fëmijërinë e tij at Gjergj Fishta mbante këtë emër. Mandej kur vendosi të shungurohet e ti kushtohet fesë ai zgjodhi për veten emrin Gjergj.

Albanian
edisabecolli's picture

Laguna e Patokut

Gjatë bregut shqiptar të Adriatikut, Kompleksi Ligatinor i Patokut përfaqëson një nga bukuritë  natyrore më interesante të këtij bregu. I ndodhur ndërmjet Lumit Mat në Veri dhe Lumit Ishëm në Jug, ky kompleks përfshin një llojshmëri të lartë habitatesh.

E krijuar gjatë periudhës së Holocenit, kjo zonë karakterizohej nga një dinamizëm i lartë gjeomorfologjik. Zhvillimi i tij ka kaluar 4 faza, të cilat korrespondojnë me formimin e 4 lagunave, të ndara nga kordone litorale. Laguna e katërt është Laguna aktuale e Patokut.

Albanian
admin's picture

Hotel RAFAELO 2002

Hotel RAFAELO 2002

Albanian
Subscribe to RSS - Lezhë

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike