unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Gjeografi

REPUBLIKA E SHQIPERISE

VECORI TE PERGJITHSHME GJEOGRAFIKE

Pozita gjeografike

Republika e Shqiperise shtrihet ne Evropen Juglindore, ne pjesen perendimore te gadishullit te Ballkanit dhe ka dalje te gjere ne detet Adriatik dhe Jon. Ajo ndodhet midis koordlinatave gjeografike: 93o 38’ – 42o 16’ gjeresi gjeograflke veriore dhe 19o 16’ – 21o 04’ gjatesi gjeografice lindore. Pikat me te skajshme te shtrirjes gjeografike to Republikes se Shqiperise jane: Vermoshi ne veri, Konispoli ne jug, ishulli i Sazanit ne perendim dhe fshati Vernik i rrethit te Devollit ne lindje.
Brenda kesaj shtrirjeje gjeografike, territori i Shqiperise arrin ne vije ajrore gjatesine prej 370 km nga veriu ne jug dhe afersisht 150 km nga perendimi, ne lindje. Gjatesia e pergjithshme e kufijve te Shqiperise arrin ne 1094 km, nga te cilet 658 km jane kufij tokesore, 316 km jane kufij detare, 72 km kufij liqenore dhe 48 km kufij lumore. Brenda ketyre kufijve siperfaqja a Republikes se Shqiperise eshte 28 748 km 2, qe do te thote dicka e perafert me siperfaqen e Belgjikes.
Shtetet kufitare me te cilat kufizohet Republika e Shqiperise, jane: Mali i Zi dhe Kosova ne veri, Republika ish-Jugosllave e Maqedonise ne lindje, Greqia ne juglindje dhe jug.
Brededeti shqiptar ka nje gjatesi prej 450 km ( duke perfshire edhe siperfaqet e lagunore ) Kanali I Otrantos, vetem 72 km e ndan bregun shqiptar nga ai I Pulias ne italine fqinje.
Kjo pozite gjeografike e Shqiperise eshte teper e pershtatsme per zhvillimin e gjithanshem te saj, prandaj me te drejte Shqiperia eshte cilesuar shpesh si “porte hyrese ne Ballkan”, ose si “ure lidhese ne Europen Juglindore”. Rruget me te rendesishme qe lidhin pjesen perendimore me ate lindore te Evropes Juglindore, kane kaluar dhe po kalojne aktualisht nepermjet Shqiperise (psh. Rruga Egnatia (Korridori 8), ose aksi rrugor Durres-Lezhe-Kukes-Prizren etj).

Natyra
Per nga natyra Shqiperia cilesohet si nje vend i privilegjuar. Brenda siperfaqes se saj shfaqen dhe nderthuren forma te larmishme te relievit , duke e bere vendin nga pikepamja natyrore mjaft atraktiv per turistet. Kryesisht mbizoterojne malet e kodrat, te cilat ndahen midis tyre nga lugina te shumta lumore, nje pjese e te caliva me bukuri te ralla Lartesia mesatare e relievit te Shqiperise eshte 708 m, qe do te thote gati dyfishi i mesatares se Evropes. Rreth 80% e siperfaqes se vendit ndodhet mbi 200 m nga niveli i detit. Kurse relievi fushor eshte mbizoterues kryesisht ne pjesen perendimore te vendit, nderkohe qe ka edhe gropa e fushegropa, keto te fundit te gjendura ne jug lindje te vendit
Nentoka shqiptare ndertohet nga shkembinj te ndryshem ne perberje te te cileve enden minerale te shumta, si: krom, baker, hekur - nikel, nafte, gaz natynor etj. Nga pikepamja natyrore ne Shqiperi dallohen kater njesi to medha fiziko-gjeografike, te cilat jane:
-Krahina Malore Veriore ose siç quhet ndryshe “Aplet e Shqipersie “ ,
-Krahina Malore Qendrore,
-Krahina Malore Jugore
-Ultesira Perendimore
Alpet Shqiptare qe shquhen per kontrast te madh midis maleve te larta dhe luiginave te thella Nje pjese e maja kalojnelartesin e 2.000 metrave mbi nivelin e detit . Nder luginat dallohen sidomos lugina e Valbones dhe ajo e Thethit.
Krahina Malore Qendrore nuk eshte aq kompakte si Alpet Shqiptare, por e ndare ne disa masive malore, Si: Vargu i Korabit, Malet e Lures, Malet e Skenderbeut etj. Keto male nderpriten nga lugina lumenjsh te cilat krijojne pejsazhe te shumta panoramike .
Krahina Malore Jugore arrin deri ne detin Jon ne jug dhe eshte e copetuar ne disa vargje malore dhe lugina lumore. Vend te vecante ne te ze Riviera Shqiptare, e cila shtrihet nga Gjiri i Vlores deri ne Butrint ne jug.
Pergjate bregdetit Adriatik, ne perendim te vendit shtrihet Ultesira Perendimore e Shqiperise me gjatesi nga veriu ne jug rreth 200 km dhe me gjeresi nga perendimi ne lindje, deri ne 50 km. Kjo ultesire perben ultesiren me te madhe ne pjesen perendimore te Ballkanit dhe eshte rajoni me i zhvilluar ekonomik i Shqiperise.
Shqiperia ka nje klime tipike mesdhetare dhe vetem ne pjesen veriore dhe lindore te saj ndeshet ndikimi i klimes kontinentale. Temperatura mesatare vjetore arrin nga 7-17°C dhe ndryshon nga -3 den 10°C ne dimer (janari) ne 17-26°C ne vere (korriku). Maksimumi i temperatures ka arritur deri 44°C, kurse minimumi deri ne -26,9°C. Sasia mesatare e reshjeve qe bien ne Shqiperi, eshte 1500 mm ne vit. Pjesa me e madhe e tyre bien ne gjysmen e ftohte te vitit, kurse vera ne pergjithesi eshte e thate.
Pasurite ujore t° Shqiperise, pervec dy deteve, perbehen edhe nga shume liqene, lumenj, perrenj e burime nentokesore ujore
Edhe bota bimore dhe shtazore e Shqiperise eshte mjaft e pasur me Iloje te shumta bimesh dhe kafshesh.

Popullsia dhe ekonomia
Popullsia e Shqiperise arrin sot ne rreth 3.8 milione banore, duke pasur dendesine mesatare te popullimit rreth 110 banore per nje km2. Gjithashtu kje popullsi dallohet per shtim te larte natyror, ndonese vitet e fundit verehet ulje e tij.
Rreth 42% e popullsise banon ne qytete, pjesa tjeter, rreth 58%, banon ne fshatra. Verehet sidomos pas vitit 1990 rritje e popollsise qytetare, qe ka ardhur kryesisht si rezultat i levizjes se popullsise nga zonat fshatare drejt qyteteve.
Mbizoterojne moshat e reja dhe kjo popullsi ka rezerva te medha te forcave te punes. Gjithashtu popullsia eshte homogjene, ku 98% e saj eshte popullsi shqiptare dhe vetem 2% e perbejne pakicat kombetare.
Ne ekonomine e Shqiperise mbizoteron bujqesia, e cila mban peshen kryesore ne prodhimin e pergjithshem te vendit. Ne industri po mbisundon aktualisht ndertimi i ndermarrjeve te vogla dhe te mesme, kryesisht te industrise se lehte dhe ushqimore.
Megjithate, roli i saj eshte ende i vogel. Keto vitet e fundit kane marre rendesi te vecante dege te tilla te ekonomise si: tregtia, transporti, turizmi etj. Nga ana tjeter, Shqiperia dallohet per pasuri te shumta minerare.
Republika e Shqiperise ze pozite te rendesishme gjeografike ne Ballkan. dhe Europe.

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike