unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Hyrja nëpërmjet rrugëve

 
Në drejtim rrugor Republika e Shqipërisë lidhet me vendet e saj fqinje edhe nëpërmjet pikave të kalimit kufitar tokësor.
 
KOSOVA
- Nëpërmjet pikës kufitare të Qafës së Morinës, (në anën kosovare e quajtur pika e Vermicës), e cila lidh Kukësin me Prizrenin.
- Nëpërmjet pikës kufitare të Morinës, e cila lidh Bajram Currin me Gjakovën.
- Nëpërmjet pikës kufitare të Qafës së Prushit, e cila lidh krahinën e Bytyçit dhe Hasit me Gjakovën
 
GREQIA
- Nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, e cila lidh Gjirokastrën me Janinën. Veprimet doganore kryhen pa ndërprerje përgjatë 24 orëve.
- Nëpërmjet pikës kufitare të Kapshticës (Kristalopigi, në anën greke), e cila lidh Korçën me Follorinën dhe Selanikun. Veprimet doganore kryhen pa ndërprerje përgjatë 24 orëve.
- Nëpërmjet pikës kufitare të Tre Urave, e cila lidh Përmetin me Konicën. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00.
- Nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Botit, e cila lidh Konispolin me Filatin. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00.
 
MALI I ZI
- Nëpërmjet pikës kufitare të Hanit të Hotit (Bozhaj në anën malazeze), e cila lidh Shkodrën me Tuzin dhe Podgoricën.Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00.
- Nëpërmjet pikës kufitare së Murriqanit (Sukobin në anën malazeze), e cila lidh Shkodrën me Ulqinin. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00.
Tel & Fax: 00355 26290070
- Nëpërmjet pikës kufitare së Vermoshit, e cila lidh krahinën e Kelmendit me zonën e Plavës dhe Gucisë. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00.
 
MAQEDONIA
- Nëpërmjet pikës kufitare të Qafë Thanës (Kafasan, në anën maqedone), e cila lidh Pogradecin me Strugën. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00 .
Tel & Fax: 00355 8326166
- Nëpërmjet pikës kufitare të Tushemishtit, e cila lidh Pogradecin me Shën Naumin dhe pjesën jugore të liqenit të Ohrit. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00.
- Nëpërmjet pikës kufitare të Bllatës, e cila lidh Peshkopinë dhe Bulqizën me Dibrën e Madhe. Veprimet doganore kryhen deri në orën 22.00 .
- Nëpërmjet pikës kufitare të Goricës (Stenje, në anën maqedone), e cila lidh brigjet e liqenit të Prespës së Madhe, në të dyja anët e kufirit. Veprimet doganore kryhen deri në orën 19.00.
 
Nëpërmjet shërbimit të autobuzëve, qarkullohet gjithashtu edhe nëpërmjet qyteteve:
Tiranë - Tetovë, e qytete të tjera në Maqedoni nëpërmjet Qafë Thanës.
Tiranë - Prishtinë e qytete të tjera në Kosovë, nëpërmjet Morinës.
Korçë - Selanik, e qytete të tjera në Greqi, nëpërmjet Kapshticës.
Tiranë - Athinë, e qytete të tjera në Greqi, nëpërmjet Kakavijës.
Tiranë - Sofje, e qytete të tjera në Bullgari nëpërmjet Qafë Thanës.
Tiranë - Stamboll, e qytete të tjera në Turqi nëpërmjet Qafë Thanës.
 
Agjencitë e transportit që operojnë
në Shqipëri:
INTERLINES
Bulevardi “Zogu I”, Nr. 39, - Tiranë
Tel: 00355 4/2251866
Udhëton në Greqi.
 
POLLOGU
Bulevardi “Zog I”, Pallati 103, Nr. 2 - Tiranë
Tel: 00355 692094906
Udhëton në Maqedoni.
 
KLID BALLKAN INTERBUS
Rruga “Murat Toptani”, Nr. 26, - Tiranë
Tel & Fax: 00355 4/2222228
(Tiranë-Athinë-Tiranë)
(Tiranë-Shkup-Tiranë)
 
VJOSA TRAVEL
Sheshi “Willson“ - Tiranë
Tel & Fax: 00355 4/2253929
Cel: 00355 68 2070360
 
JOY TRAVEL
Stadiumi “Selman Stërmasi”
Tel: 00355 4/2273030
Fax: 00355 4/2272992
(Tiranë-Athinë-Tiranë)
 
SKENDERBEU
Rruga “Mine Peza”, Nr. 139, - Tiranë
Tel & Fax: 00355 4/2234629
(Tiranë-Selanik-Tiranë)
 
OSUMI TRAVEL
Bulevardi “Zogu I” - Tiranë
Tel: 0355 4/2255491/2272644
Fax: 0355 4/2255491/2272643
(Tiranë-Athinë-Tiranë)
(Tiranë-Selanik-Tiranë)
 
ALBA-TRANS
Rruga ”Abdi Toptani”, Nr. 4, - Tiranë
”Torre Drin” Center
Tel: 0355 4/2259204/2228968
Fax: 0355 4/2270434
(Tiranë-Athinë-Tiranë)
 
SONDOR
Bulevardi “Zog I” - Tiranë
Tel & Fax: 00355 2225063
Cel: 00355 692394929
Udhëton në Kosovë, Maqedoni
dhe Mali i Zi.
 
TIRANA METROPOL
Bulevardi “Zog I” - Tiranë
Tel: 00355 2253639
Mob: 00355 692847201
Udhëton në Kosovë.
 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike