unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Cultural Heritage

edisabecolli's picture

Kalaja e Lalmit

Kalaja e Bixhit ndodhet ne Fshatin Lalm rreth 2 km në perëndim të ish Kombinatit të Tekstile ‘‘Stalin’’. Pjesa më e përshtatëshme nga mund të ngjitesh në kala është në krahun lindor. Kodra ndodhet në një pozicion nga ku mund të kontrollohen dy drejtime rrugësh, një që vinë nga Petrela nëpërmjet luginës së Erzenit dhe një rrugë që vinë nga fusha e Tiranës.

Albanian
edisabecolli's picture

Qyteti antik i Persqopit

Ndodhet në jug të Tiranës pranë kalasë së Petrelës, e ndërtuar mbi malin e Vilës, që dominon rrugën që shkon nga fusha e Tiranës për në Qafën e Kërrabës, ku ruhen vetëm trakte të shkëputura të murit rrethues, prej të cilëve paraqet interes të veçantë një bastion në anën jugore të shpatit të kodrës.

Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Petrelës

Ndodhet në rrugën nacionale Tiranë – Elbsasan, 18 km larg nga kryeqyteti. Ajo është një prej pikave kryesore turistike pranë Tiranës . Kalaja ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Ajo ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojuese.

Albanian
edisabecolli's picture

Ura e Tabakëve

Është një urë e vogël prej guri që ndodhet në Bulevardin “ Zhanë d’Ark ”.Ura ka një lartesi prej 7,5 metrash. Është e njohur ndryshe edhe si Ura e Shën Gjergjit. Ajo është një monument kulture i restauruar, ndërtimi i së cilës i përket gjysmës së parë të shekullit XIX.
Albanian
edisabecolli's picture

Tyrbja e Kapllan Pashës

Feudalët e mëdhenj e bënë zakon të ndërtonin tyrbe ndër të cilat sot qëndron në këmbë është ajo (varri monumental) i Kapllan Pashë Toptanit vdekur në 1819. Dikur ajo qëndronte përballë tyrbes së Sulejman Pashë Bargjinit dhe Xhamisë së Vjetër, sot përballë monumentit të luftëtarit të panjohur.

Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Prezës

Ndodhet sipër fshatit me të njëjtin emër, në kreshtën e kodrës. Kjo është një kështjellë e vogël, e cila ka nisur të ndërtohet në shek e XIV dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV nga ana familjes feudale të zonës, Topiajve. Kalaja është shpallur “ monument kulture”. Në qoshet e saj kalaja ka katër kulla rrethore. Kulla e sahatit ështëe ngritur rreth viteve 1800 – 1850.

Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Bashtovës

Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII.

Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Peqinit

Themelet e kalasë së Peqinit mendohet se i përkasin periudhës romake, në kohën e ndërtimit të rrugës “Egnatia” dhe më pas është rikonstruktuar edhe gjatë pushtimit turk. Muret e kalasë, që mban edhe emrin e vendbanimit ilir të Klaudianës kanë patur një lartësi prej rreth 12 metrash. Kalaja e “Klaudianës” është zgjeruar në shekullin e XIV-të nga turqit, të cilët ia dhanë më pas spahiut të kazasë, i cili ndërtoi një saraj dykatësh dhe një harem.

Albanian
edisabecolli's picture

Manastiri Shën John Vladimir

Në komunën Bradashesh, rreth 4 kilometra larg Elbasanit, ndodhet një fshat me emrin Shijon, ku ndodhet edhe nje manastir, i cili shihet  teksa zbret të tatëpjetën e Qafë-Krrabës. Historia e vendbanimit në fshatin Shijon daton rreth viteve 1010 – 1020, që nga Mali i Zi, ku  prifti Shën Joan Vladimiri do të predikonte ritet e fesë ortodokse e më pas ky fshat do të mbante emrin e tij.  I përbërë nga 200 familje, të tërë të fesë ortodokse, banorët e këtij fshati e quajnë veten me fat që mbajnë emrin e shenjtit Shën Joan Vladimir.

 

Albanian
edisabecolli's picture

Pazari i Vjetër i Krujës

Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri te Hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës.

Albanian

Pages

Subscribe to RSS - Cultural Heritage

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike