unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Historia

Territoret e Shqipërisë së sotme kanë qenë të populluara para 100.000 vjetësh. Në fillimet e mijëvjeçarit të tretë para erës sonë, u vendos popullsia Indo-Evropiane. Si rezultat i kësaj përzierje, u krijua një popullsi që ruajti karakteristikat e veçanta kulturore dhe gjuhësore në Gadishullin Ballkanik (pellazgët). Të bazuar në këtë popullsi të vjetër, midis mijëvjeçarit të II-të dhe shekullit të I-rë para erës sonë, u krijua popullsia ilire. Pas rënies së saj, në vitin 30 para erës sonë, mbas zhvillimit të tre luftrave iliro-romake, Iliria ra në kontrollin e kësaj të fundit. Me ndarjen e Perandorisë Romake (395 paserës sonë), Iliria u bë pjesë e Perandorisë Bizantine. Edhe pse nën sundimin romak, ilirët ruajtën gjuhën dhe traditat e tyre ndër shekuj. Rruga tregtare më e rëndësishme midis Romës dhe Konstandinopolit, rruga Egnatia, kalonte përmes portit të Durrësit. Tre perandorët e parë byzantine (Anastasius i Parë, Justin dhe Justiniani i Parë) ishin me origjinë Ilire. Sulmet nga popullsi barbare migruese (visigotët, hunët, ostrogotët dhe sllavët), vazhduan gjatë shekullit të 5-të dhe 6-të.

 Në 1344 Shqipëria ishte nën sundimin e Mbretërisë Serbe. Pas rënies së saj në luftë me Turqinë në vitin 1389, lindën principatat arbëreshe, më e rëndësishmja ajo e Balshajve. Rajoni ishte i hapur ndaj sulmeve Otomane te cilët dalëngadalë arritën të vinin nën sundim Arbërinë. Kulmi i rezistencës antiosmane arriti gjatë viteve 1443 -1468, kur heroi kombëtar Skënderbeu (Gjergj Kastrioti) udhëhoqi përpjeket e shqiptarëve kundër otomanëve. Në këtë periudhë Arbëria u kthye në një faktor të rëndësishëm për gjithë Europën. Mbas formimit të koalicionit të feudalëve arbër në Kuvendin Historik të Lezhës së mbajtur në 2 Mars 1444, Heroi Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, udhëhoqi për 25 vjet rezistencën kundër rrezikut otoman. Këta të fundit u thyen gjatë tre rrethimeve të Krujës dhe vetëm 10 vjet pas vdekjes së Skënderbeut, në 1478, ata arritën të merrnin atë. Për më shumë se 400 vjet Shqipëria ka qenë nën regjimin Otoman.

Rezistenca shqiptare vazhdoi gjatë periudhave të mëpasme, duke u frymëzuar sidomos nga lëvizja iluministe e Rilindjes Kombëtare Shqiptare e cila lindi në shekullin e XIX. Përpjekjet dhe revoltat e njëpasnjëshme arritën pikën kulminante me shpalljen e Pavarësisë Kombëtare në 28 Nëntor 1912. Kuvendi i atjeshëm i Vlorës, solli në fuqi qeverinë e parë shqiptare të udhëhequr nga Ismail Qemali. Gjatë Luftës së Parë Botërore, e cila shpërtheu në 1914, Shqipëria u kthye në shesh pushtimi të trupave të ndryshme si Austro-Hungaria, Italia dhe Franca. Në vitin 1920 u mbajt Kongresi i Lushnjës, i cili pati për qëllim ruajtjen e tërësisë tokësore territoriale të Shqipërisë pas Luftës së Parë Botërore. Ky Kongres shpalli Tiranën kryeqytet të vendit. Po në këtë vit Shqipëria u pranua në “Lidhjen e Kombeve”. Mbas një periudhë trazirash politike në vitin 1924, vendi kaloi revolucionin demokaratiko-borgjez dhe pas tij vendi u udhëhoq nga qeveria e Fan Nolit. Në vitin 1928, vendi u shpall monarki nën sundimin e mbretit Zogu I. Ky i fundit, ndoqi politikën e afrimit me Italinë dhe Britaninë e Madhe, por pa mundur të evitojë pushtimin ushtarak të Shqipërisë nga Italia fashiste. Në 7 Prill 1939, vendi u pushtua nga trupat e Musolinit duke I dhënë fund regjimit të Monarkisë, që zgjati prej 11 vitesh.

 Në 1943 vendi u pushtua nga forcat naziste të Hitlerit. Rezistenca ndaj sulmeve të huaja njihet si fronti Antifashist Nacional Çlirimtar. Mbarimi i Luftës së Dytë Botërore solli në fuqi regjimin stalinist të Enver Hoxhës. Përreth 50 vjet, regjimi totalitar aplikoi politikën e vetizolimit, duke lënë vendin në varfëri ekonomike dhe krejtësisht të izoluar nga komuniteti ndërkombëtar. Politika ekonomike e tij u bazua në parimin e “mbështetjes në forcat e veta”, duke ndaluar marrjen e huave dhe kredive nga jashtë. Kjo situatë vazhdoi deri më 1991, kur Shqipëria si pasojë e erës së re që fryu në Europen lindore, doli përfundimisht nga izolimi. Nga viti 1991 deri në 1997, vendi u udhëhoq nga Partia Demokratike. Pas trazirave të vitit 1997, si pasojë e falimentimeve të skemave piramidale, koalicioni i partisë Socialiste mori pushtetin deri në 2005. Po në këtë vit koalicioni I partisë demokratike mori përsëri pushtetin. Politika Shqiptare tashmë ka mundësuar anëtarësimin e vendit në forcat aleate të NATO-s dhe ka aplikuar për hyrjen e vendit në Bashkimin Evropian.

 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike