unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Laguna e Karavastas

admin's picture

Laguna e Karavastasë ka një sipërfaqe prej 4.330 hektarë duke përbërë në këtë mënyrë lagunën më të madhe të gjithë bregdetit shqiptar. Ajo përbën një prej 12 Parqeve Kombëtare që ka Shqipëria dhe për nga vlerat e bio diversitetit ka një rëndësi të veçantë. Laguna e Karavastasë është pika me perëndimore në Europë ku folezon peliakani kaçurrel (pelicanus crispus). Këtu gjendet 5 % e popullimit të tij botëror. Për këto vlera që prej vitit 1994 laguna e Karavastasë ndodhet nën ruajtjen ndërkombëtare të Konventës së Ramsarit. Është një eksperiencë mjaft interesante observimi i këtyre pelikanëve nëse afroheni me varkë pranë një ishulli në lagunë ku ata ulen zakonisht. Në këtë eko-sistem gjenden 210 lloje shpendësh, 12 lloje gjitarësh dhe 16 lloje reptilesh. Ujërat e lagunës të cilat arrijnë thellësi maksimale 1.5 metra janë të pasur me peshq, ku zëniet kryesore janë qefulli dhe ngjala të cilët ofrohen në restorantet e shumtë të plazhit të Divjakës. Bimësia e Parkut Kombëtar të Divjakës shquhet për bukurinë dhe freskinë e veçantë. Këtu mbizotërojnë sipërfaqet me halorë, me pishë të butë dhe të egër. Bien në sy pishat me kurorë të gjerë në formë ombrellë. Pylli është me kate duke filluar që nga bimët barishtore e deri tek drurët e lartë. Bien në sy shoqërimet me frashër, bredh, etj. Plazhi i Divjakës ka rërë me përmbajtje të konsiderueshme jodi dhe temperaturat mbi 20 gradë C fillojnë që nga gjysma e dytë e majit dhe vazhdojnë deri në prag të tetorit. Kjo është një zonë ku kombinohen aktivitetet e plazhit me eko – turizmin. Grykëderdhja e lumit Vjosë që ndodhet më në jug përbën një zonë të mbrojtur natyrore në të dyja anët e lumit që quhet zona e Pishë Poros Fier dhe Vlorë. Kjo është një zonë natyrore me pisha bregdetare, plazhe ranore të veçuar si dhe vend i volitshëm folezimi për shpendët ujorë.

Qarku: 
Rrethi: 
Qyteti: 
Kategoria: 
Place Type: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike