unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Malet


Këto formacione zënë 2/3 e hapsirës së vendit. Këto zona ofrojnë një larmi të madhe formash dhe në një pjesë të mirë të tyre janë të mbuluara me pyje. Në këtë mënyrë ato ofrojnë potenciale për aktivitete të shumta të turizmit të gjelbër e të bardhë duke përfshirë trekingun, ecjet malore, alpinizëm, kanotazh në luginat e lumenjëve malore, sportet ajore, biçikletat malore, rally me automjete 4 x 4, speleologji, peshkimin sportiv në përrenjtë malore si dhe shumë aktivitete të tjera argëtuese dhe rekreative. Ato ofrojnë mundësi edhe për zhvillim e eko dhe agro – turizmit.
Një nga zonat mjaft të rëndësishme turistike malore janë Alpet e Shqipërisë, të cilat gjendet në veri të vendit. Pikat kryesore të tyre janë: Theth, Razma, Boga, Vermoshi lugina e Valbonës, etj. Maja më e lartë e Alpeve është Jezerca me lartësi 2693 m mbi nivelin e detit , e cila është e dyta për nga lartësia.
Zona të tjera malore atraktive janë zonat Korçës si: Vithkuqi, Drenova, Dardha dhe Voskopoja, të cilat krahas mundësive të shumta për turizmin malor ofrojnë edhe turizmin kulturor, falë komplekseve të kishave dhe manastireve që ruajnë ende në ditët tona. Objekte interesante janë edhe gjeo monumentet si p.sh masivi shkëmbor i quajtur Guri i Kamjes në zonën malore të Pogradecit, Guri i Capit në Parkun Kombëtar të Bozdovecit, Sofra e Skëndërbeut në rrethin e Librazhdit, etj. Pika të tjera janë: mali i Korabit, më i larti në Shqipëri, 2 751 m, i cili ëshë një sfidë e bukur për amatorët e alpinizmit në zonën e Dibrës. Lura së bashku me liqenet akullnojore janë një tjetër mrekulli malore e zonës së Dibrës. Në zonat malore janë shumë të përhapur formacionet gëlqerore dhe zhvillimet e larmishme të formacioneve karstike ku ekzistojnë një numër i madh shpellash që janë një parajsë për t’u zbuluar nga amatorët e speleologjisë. Vetëm në malësinë e Shkodrës ndodhen 35 shpella të tilla. Shpella më e madhe në Shqipëri është shpella e Pirogoshit në rrethin e Skraparit në fshatin Radesh në një lartësi 450 m mbi nivelin e detit. Kjo shpellë është 1 500 m e gjatë. Edhe zona malore në lindje të Tiranës është mjaft e pasur me shpella. Disa janë të njohura si Shpella e Pëllumbasit dhe Shpella e Mirë, në malin e Brarit. Më interesantia e shpellave të Tiranës është padyshim shpella e Pëllumbasit rreth 25 km nga qyteti.
Ajo ndodhet mbi kanionin spektakolar të Skoranës në lumin Erzen. Këtu janë gjetur eshtrat e Ariut të Shpellave, fakt i cili e bën mjaft unike këtë shpellë.
Zonat malore janë të njohura edhe për pelegrinazhet, të cilat organizohen aty. Të tilla janë pelegrinazhi i cili organizohet për çdo muaj gusht në malin e Tomorrit për nder të Abaz Aliut (ekti bektashian). Pelegrinazhi tjetër i kësaj natyre në malin e Sari Salltikut mbi qytetin e Krujës, pelegrinazhi më i madh katolik për nder të Shën Ndout, i cili organizohet në majë të kodrës shkëmbore mbi qytetin e Laçit, etj. Pjesëmarrje në këto pelegrinazhe ofron krahas të tjera për pjesëmarrësit edhe pamje spektakolare të cilat u orfohen gjatë rrugëtimit të tyre për në këto vende të shenjta.

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike