unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Parku Kombëtar i Prespës

admin's picture

Parku Kombëtar i Prespës është parku më i madh në Shqipëri. Sipërfaqja e tij 27 750 ha përfshin dhe dy liqenet e Prespës. Duke qenë se ky park shtrihet në territorin e tre shteteve të ndryshme, si Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia, ai është vlerësuar me një marrëveshje në nivel kryeministrash si “Park Ballkanik”. Ky park është mjaft i pasur me vlera kulturore, arkitektonike, arkeologjike dhe natyrore. Këtu ndodhet rrënoja e kështjelles së Trajanit si dhe një numër kishash eremite bizantine dhe pasbizantine të dekoruara me afreske të mrekullueshme. Një kishë e tillë është Shën Mëria, e cila ndodhet në ishullin e vogël të Maligradit pranë fshatit të Liqenasit në Prespën e madhe. Shpella e Trenit me pikturat e saj parahistorike është një vend i rrallë dhe shumë i këndshëm për t’u vizituar. Gjithashtu, së fundmi në hapësirën afër liqeneve është zbuluar një vendbanim mjaft i madh neolitik dhe objekte të shumta që dëshmojnë për një civilizim shumë të hershëm në këtë pellg.

Qarku: 
Rrethi: 
Kategoria: 
Place Type: 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike