unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Archeological site

edisabecolli's picture

Qyteti antik i Persqopit

Ndodhet në jug të Tiranës pranë kalasë së Petrelës, e ndërtuar mbi malin e Vilës, që dominon rrugën që shkon nga fusha e Tiranës për në Qafën e Kërrabës, ku ruhen vetëm trakte të shkëputura të murit rrethues, prej të cilëve paraqet interes të veçantë një bastion në anën jugore të shpatit të kodrës.

Albanian
edisabecolli's picture

Tyrbja e Kapllan Pashës

Feudalët e mëdhenj e bënë zakon të ndërtonin tyrbe ndër të cilat sot qëndron në këmbë është ajo (varri monumental) i Kapllan Pashë Toptanit vdekur në 1819. Dikur ajo qëndronte përballë tyrbes së Sulejman Pashë Bargjinit dhe Xhamisë së Vjetër, sot përballë monumentit të luftëtarit të panjohur.

Albanian
edisabecolli's picture

Manastiri Shën John Vladimir

Në komunën Bradashesh, rreth 4 kilometra larg Elbasanit, ndodhet një fshat me emrin Shijon, ku ndodhet edhe nje manastir, i cili shihet  teksa zbret të tatëpjetën e Qafë-Krrabës. Historia e vendbanimit në fshatin Shijon daton rreth viteve 1010 – 1020, që nga Mali i Zi, ku  prifti Shën Joan Vladimiri do të predikonte ritet e fesë ortodokse e më pas ky fshat do të mbante emrin e tij.  I përbërë nga 200 familje, të tërë të fesë ortodokse, banorët e këtij fshati e quajnë veten me fat që mbajnë emrin e shenjtit Shën Joan Vladimir.

 

Albanian
edisabecolli's picture

Bukuroshja e Durrësit

Është mozaiku më i vjetër i zbuluar në Shqipëri deri më sot. Ka përmasat 5.1 X 3m dhe është realizuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Në qendër është koka e zmadhuar e një gruaje, të cilën e rrethojnë bisqe me lule zambaku, lule këmbane e rozeta, që mbushin njëkohësisht gjithë sipërfaqen eliptike të mozaikut. Të gjitha janë vizatuar me gurë ngjyrash të ndryshme kurse sfondi është i zi.

Albanian
edisabecolli's picture

Amfiteatri i Durrësit

Amfiteatri i Durrësit, më i

Albanian
edisabecolli's picture

Muzeu Arkeologjikë i Durrësit

Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Krujës dhe Muzeu Gjergj Kastrioti

Është objekti kryesor turistik i qytetit të Krujës. Kështjella është ngritur gjatë shekujve të V-VI. Ajo ka trajtë eliptike me një perimetër prej 804 metrash. Muret rrethuese janë të përforcuara nga 9 kulla. Në pjesën më të lartë në veri–lindje ngrihet kulla e Sahatit, e cila shërbente për vrojtim dhe sinjalizim me kalanë e Petrelës dhe Durrësin. Muzeu ndodhet në hyrjen kryesore të kështjellës. Muzeu është përuruar në vitin 1982. Krahas stendave që shpjegojnë veprimtarinë e Skënderbeut në museum ndodhen edhe bibloteka, dokumente dhe botime që lidhen me figurën e Skënderbeut.

Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Rodonit

Kalaja e Rodonit. Ndodhet n kepit e Rodonit. Princi Karl Topia dshironte ta kthente këtë vend në një kantier detar, ndërsa heroi ynë Kombëtar Skënderbeu duke synuar që të kishte një dalje të afërt në det ngriti këtu një kështjellë. Kjo kala filloi të ngrihej mbas rrethimit të parë të Krujës në vitin 1450. Përfundimi i saj mendohet të jetë rreth vitit 1452. Muri i kështjellës së Rodionit arrinte në një gjatësi prej 400 metrash dhe në kulmet e saj kishte kulla të rumbullaketa. Në vitin 1500 kalaja u pushtua nga venediku.

Albanian
edisabecolli's picture

Varret monumentale të Selcës së Poshtme

Në fund të Qafës së Thanës, duke shkuar nga Pogradeci për në Tiranë, nëse merrni rrugën në të majtë mund të vizitoni Selcën e Poshtme dhe pesë varret monumentale të antikitetit. Kështjella duke qënë në një vend dominues për Luginën e Shkumbinit ka luajtur një rol parësor gjatë luftës Iliro - Romake dhe Iliro - Maqedonase. Zbulimet arkeologjike nxorrën në dritë 5 varre monumentale të gërmuara në shkëmb, që flasin për një shoqëri me nivel të lartë ekonomiko - kulturor të shekullit IV-III para Krishtit (BC) .

Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Beratit

Kështjella ose kalaja, siç quhet nga beratasit është ndërtuar mbi kodrën shkëmbore në formë trekëndëshi, me perimetër të mureve 1440 m, me 24 kulla e me dy porta. Me themelet e saj ilire, e rindërtuar disa herë në shekujt VI, XIII, XV dhe XIX ajo është sot jo vetëm një nga kështjellat më të mëdha të banuara, por edhe një arkiv i gurtë që ofron varietete stilesh dhe kontributesh të epokave të ndryshme : ilire, romako-bizantine, shqiptare e turke.

Albanian

Pages

Subscribe to RSS - Archeological site

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike