unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Beaches

edisabecolli's picture

Plazhi i Gjeneralit

Plazhi i Gjeneralit është një pjesëz prej bukurive të panumërta që të ofron bregdeti shqiptar. I përket komunës Synej të rrethit të Kavajës dhe çfarë e bën të veçantë dhe shumë ekzotik është largësia nga zonat e banuara dhe izolimi që i bëjnë kodrinat dhe natyra e paprekur. Nardi Xhemani, administrator i një biznesi lokal, tregon: “Si fillim njihej vetëm nga banorët e zonës dhe peshkatarët. Ka 8 vite që shfrytëzohet, ka pushues ditorë dhe vendas.

Albanian
edisabecolli's picture

Plazhi i Spillesë

Një hapësirë e pamasë ujore, që të magjeps me kaltërsinë e vet, shtrihet sapo kalon zonën kodrinore dhe brezin e gjelbërt të pishave shumëvjeçare, që janë kthyer në një mburojë natyrore për plazhin ende të virgjër të Spillesë, në rrethin e Kavajës. Larg ndotjes akustike dhe vizive, plazhi i Spillesë duket se është vendi më i volitshëm për pushime të qeta dhe me çmime të arsyeshme. Në këtë zonë mund të vizitosh edhe plazhe të tjerë të veçantë, si ai i Gjeneralit, plazhin e pafrekuentuar të Farsilukës, atë të Carinës dhe Bardhorit, pa harruar kalanë e Bashtovës.

Albanian
edisabecolli's picture

Gjiri i Lalzit

Gjiri i Lalzit, plazh i qetë pranë dy qyteteve të zhurmshëm. Pastërtia dhe shërbimi cilësor janë pikat më të forta të plazhit me rërë të paprekur dhe diell të fortë. Pak kilometra nga Tirana dhe Durrësi, gjiri i Lalz

Albanian
edisabecolli's picture

Plazhi i Velipojës

Velipoja me plazhin e saj është vendi  turistik më i frekuentuar në veriun e vendit.. Plazhi ndodhet vetëm 30 km nga qyteti i Shkodrës dhe rruga është e rikonstruktuar.

Albanian
edisabecolli's picture

Plazhi i Shëngjinit

Në Shëngjin vihet për diellin, për detin e rërën, për bukuritë e rralla, që natyra u ka dhuruar banorëve mikpritës e të shoqërueshëm. Rripi i gjëre i rërës së pastër, nga njëra anë kufizohet me detin dhe nga ana tjetër me pyllin e rrallë me pisha e drurë të tjerë. Një rrip i ngushtë rëre me bimësi, ndan ujrat e cekta bregdetare me lagunat.
 
Vlerat turistike
Albanian
admin's picture

Ishulli Zvërnecit

Ishulli i Zvërnecit është një nga dy ishujt e lagunës së Nartës në Vlorë. Ai është një ishull mjaft piktoresk i mbjellë i gjithi me pemë qiparisash. Në këtë ishull ndodhet kisha e Shën Marisë, një kishë e vjetër dhe me mjaft vlera. Vajtja në këtë ishull mundësohet nga një urë e gjatë druri që lidh atë me bregun.

Albanian
admin's picture

Himare

Himara është qendra kryesore e “bregdetit Jonian të sipërm”. Është një pikë turistike që gjallërohet në stinën e verës nga familjarët dhe të rinjtë. Plazhet që përbëjnë Himarën janë: Spilea, Potami, Llamani dhe Livadhja. Të gjithë shquhen për ujërat e thellë, karakterin shkëmbor dhe cilësinë e mirë të ujërave të detit. Përpara Borshit ndodhen plazhi i Qeparoit si dhe gjiri i vogël tektonik i Porto – Palermos ku gjendet kalaja e Ali Pashait Borshi përbën plazhin më të gjatë të rivierës shqiptare me një gjatësi prej 6 km.

Albanian
admin's picture

Plazhi i Gjipesë

Plazh i Gjipesë ka një formë mjaft të bukur mbasi, pas plazhit, i formuar nga një përrua, ngrihet një kanion me mure deri në 70 metra të lartë. Në plazhin e Dhërmiut ndodhet edhe shpella detare e Piratëve. Barkat ofrojnë dërgimin e turistëve në shpellë. Në plazhin e Dhërmiut ndodhen disa hotele, restorante dhe disko të hapura verore.

Albanian
admin's picture

Dhermiu

Dhërmiu që vjen më në jug është një prej pikave turistike më të rëndësishme dhe më të frekuentuara të gjithë bregdetit shqiptar. Ujërat shumë të pastër të detit, plazhet intime, sportet ujore dhe zhytjejt nënujore e bëjnë veçanërisht shumë të preferuar nga të rinjtë. Plazhet që përbëjnë Dhërmiun janë Jaliksari, Shkambo dhe Gjipea.

Albanian
admin's picture

Plazhet e Vlorës

Në jug të gjirit të Vlorës ndodhet Orikumi ku vitet e fundit është ngritur një port jahtesh. Plazhi i Orikumit ka një gjatësi prej 2 km. Në këtë zonë gjenden edhe shpellat detare të Panasë dhe Rrapit . E gjithë kjo zonë paraqet interes për zhytjet, pasi këtu gjenden mbetje arkeologjike dhe anije të fundosura. E tillë është anija Italiane “Po”, e fundosur në vitin 1941 gjatë luftës italo – greke. Po kështu thuhet se Jul Çezari mbyti anijet që sollën trupat e tij në ndjekje të Pompeut.

Albanian

Pages

Subscribe to RSS - Beaches

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike