unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Historical site

edisabecolli's picture

Kalaja e Petrelës

Ndodhet në rrugën nacionale Tiranë – Elbsasan, 18 km larg nga kryeqyteti. Ajo është një prej pikave kryesore turistike pranë Tiranës . Kalaja ngrihet mbi një kodër shkëmbore sipër fshatit me të njëjtin emër. Ajo ka trajtë trekëndore me dy kulla vrojuese.

Albanian
edisabecolli's picture

Ura e Tabakëve

Është një urë e vogël prej guri që ndodhet në Bulevardin “ Zhanë d’Ark ”.Ura ka një lartesi prej 7,5 metrash. Është e njohur ndryshe edhe si Ura e Shën Gjergjit. Ajo është një monument kulture i restauruar, ndërtimi i së cilës i përket gjysmës së parë të shekullit XIX.
Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Prezës

Ndodhet sipër fshatit me të njëjtin emër, në kreshtën e kodrës. Kjo është një kështjellë e vogël, e cila ka nisur të ndërtohet në shek e XIV dhe ka përfunduar në fillim të shek e XV nga ana familjes feudale të zonës, Topiajve. Kalaja është shpallur “ monument kulture”. Në qoshet e saj kalaja ka katër kulla rrethore. Kulla e sahatit ështëe ngritur rreth viteve 1800 – 1850.

Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Bashtovës

Kalaja e Bashtovës ngrihet pranë fshatit të Bashtovës në një distancë prej 3-4 km, në veri të grykëderdhjes së lumit të Shkumbinit. Kështjella është ndërtuar në shekullin XV dhe u ka shërbyer venecianëve. Zona e Bashtovës është përmendur si një port lumor në Shkumbin si dhe një qendër e eksportit të drithërave. Kalaja ka trajtë katërkëndore me përmasa 60 x 90 mertra. Pjesa perëndimore e saj është rindërtuar në shekullin XVIII.

Albanian
edisabecolli's picture

Pazari i Vjetër i Krujës

Sipas dokumenteve, ky pazar është ndërtuar rreth 400 vjet më parë dhe në të kishte 150 dyqane, që nisnin nga hyrja e kalasë së sotme e deri te Hani i Picorrit, aty ku është vendosur Bashkia e sotme e qytetit të Krujës.

Albanian
edisabecolli's picture

Pazari i Gjirokastrës

Është lagjja më e vjetër e qytetit të Gjirokastrës. Ka marrë emrin "Pazar i Vjetër", sepse në fillim pazari ka qenë në kala dhe më pas erdhi poshtë. Ishte e përbërë prej myslimanësh e të krishterësh.

Një rrugë me kalldrëm, prej nga mund të shkosh edhe në portën veriore të kalasë, të çon drejt lagjes "Pazar i Vjetër". Në kryqëzimin që ndan atë me rrugën që të çon drejt lagjes "Manalat" ndodhet një shesh i vogël, i njohur si "Sheshi i Pasha Kaurit" (një nga të rrallët pashallarë që ishte i krishterë). Më tej përmes një rrugice ngrihen banesat.

Albanian
edisabecolli's picture

Hadrianopolis

Hadrianopolis është e vendosur në luginën e lumit Drino pranë Gjirokastrës. Ky qytet ishte i njohur si Adrianopolis në kohët romake, dhe faqe përmban një teatër i cili mund të strehojë rreth 4,000 spektatorë. Ajo është gërmuar në vitin 1984.

 
Albanian
edisabecolli's picture

Dimal

Në vitin 219 para Krishtit, Demetër Fari mbreti i Ardianëve, që më parë kishte qenë komandant i ushtrisë së Mbretëreshës Teuta, kisht

Albanian
edisabecolli's picture

TUMA E KAMENICËS

Tuma e Kamenicës është një nga monumentet më përfaqësues të prehistorisë shqiptare dhe më gjerë. Ai është monumenti më i madh në llojin e vet zbuluar dhe studiuar deri tani në vendin tone dhe mbart mbi vete një histori të gjatë rreth shtatë shekujsh.
 
Albanian
edisabecolli's picture

Shtëpia muze e piktorit Vangjush Mio

Vangjush Mio ishte piktori i parë impresionist në Shqipëri. Ai njihet më së shumti për peisazhet dhe konsiderohet is pesazhisti më i përkryer shqiptar shqiptar i shekullit XX.[1] Temat e tij të parapëlqyera i merrte nga Korça, Pogradeci dhe rrethinat, por ai përjetësoi në punimet e tij edhe qytete të tjera si Tirana, Elbasani, Himara, Berati dhe Gjirokastra. Përveç peisazheve, Mio ishte brilant edhe në pikturimin e portreteve.

Albanian

Pages

Subscribe to RSS - Historical site

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike