unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

National Parks

edisabecolli's picture

Biza

Albanian
edisabecolli's picture

Lugina e lumit të Gashit

Kjo zonë ndodhet në rrethin e Tropojës dhe përfshin zonën e skajit më verilindor të Shqipërisë, në pikën më të lartë të kufirit midis Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Lugina e lumit të Gashit, i cili derdhet në Valbonë, fillon nga zona akullnajore e Dobërdolit. Gjatë rrjedhjes së saj kjo luginë shquhet për bukurinë natyrore, mbasi ajo kalon një sërë ngushtimesh e zgjerimesh duke krijuar trajta mjaft tërheqëse. Në njërin prej segmenteve të saj, lugina ngushtohet aq shumë, sa merr formën e një kanioni të ngushtë.

Albanian
admin's picture

Parku Kombëtar i Prespës

Parku Kombëtar i Prespës është parku më i madh në Shqipëri. Sipërfaqja e tij 27 750 ha përfshin dhe dy liqenet e Prespës. Duke qenë se ky park shtrihet në territorin e tre shteteve të ndryshme, si Shqipëria, Maqedonia dhe Greqia, ai është vlerësuar me një marrëveshje në nivel kryeministrash si “Park Ballkanik”. Ky park është mjaft i pasur me vlera kulturore, arkitektonike, arkeologjike dhe natyrore. Këtu ndodhet rrënoja e kështjelles së Trajanit si dhe një numër kishash eremite bizantine dhe pasbizantine të dekoruara me afreske të mrekullueshme.

Albanian
admin's picture

Parku Kombëtar Zall Gjocaj

Parku Kombëtar “Zall Gjocaj” është një tjetër park i mrekullueshëm, 40 km në verilindje të qytetit të Burrelit. Ai është mjaft i bukur dhe i pasur me burime dhe disa përrenj.

Albanian
admin's picture

Parku Kombëtar i Tomorrit

Parku Kombëtar i Tomorrit shtrihet në malin e Tomorrit në jug të qytetit muze të Beratit. Hapësira e parkut kombëtar është 4 000 ha. Të katër stinët janë shumë të bukura në këtë park, por veçanërisht dimri me dëborë. Në lartësinë 1 200 m mbi nivelin e detit gjendet Tyrbja e Abaz Aliut, që konsiderohet një vend i shenjtë dhe i adhuruar. Çdo fund gushti në këtë vend organizohet një ritual dhe festë madhështore si nga besimtarët e sektit bektashi, ashtu edhe shumë njerëz të besimeve të ndryshme. Aktivitet tjetër i cili organizohen aty është ngjitja malore .

Albanian
admin's picture

Parku Kombëtar Lugina e Valbonës

Ky park konsiderohet si një nga mrekullitë natyrore shqiptare. Ai është vetëm 25 - 30 km nga qyteti i Bajram Currit. Panorama e tij shumëngjyrëshe midis kreshtave të Alpeve dhe Luginës fantasike të Valbonës është një nga kënaqësitë më të mëdha që gjithkush do të donte ta prekte. Biodiversiteti i pasur dhe jashtëzakonisht i pastër i këtij parku do të ishte një atraksion i madh si turistik ashtu edhe shkencor. Parku ofron akomodim, ku karahas të tjerash mund të përmendim stukturat tipke të llojit të haneve.

Albanian
admin's picture

Parku Kombëtar i Butrintit

Parku Kombëtar i Butrintit përfshin një zonë prej 2500 ha. Klima shumë e favorshme subtropikale e këtij parku e bën atë mjaft të frekuentuar për shumë muaj nga shumë turistë shqiptarë dhe të huaj. Fauna dhe Flora e kësaj zone janë shumë të larmishme. Mund të përmendim midhjen që kultivohet në liqenin e Butrintit, e cila shquhet për vlerat e saj ushqyese dhe shijen. Transparenca e lartë e ujit të detit në këtë zonë është mjaft atraktive për amatorët e nënujit. Qyteti antik i Butrintit është “kryeqyteti” i këtij parku.

Albanian
admin's picture

Parku Kombëtar “Bredhi i Hotovës”

Ky park është në krahinën e Frashërit, 35 km në verilindje të Përmetit. Bredhi i Hotovës është një nga pemët relike të Mesdheut më të rëndësishme në vend. Ky park ofron mundësi të mëdha për ekoturizëm si me hapësirat e tij rezidenciale si dhe me hapësirat për kampingje. Si ekskursionistët ashtu dhe të dashuruarit me natyrën këtu mund të provojnë kënaqësi të panumërta. Parku shquhet për masivet pyjore të bredhave

Albanian
admin's picture

Parku Kombëtar i Qafë Shtamës

Parku Kombëtar i Qafë Shtamës ndodhet në verilindje, 25 km nga qyteti i Krujës. Parku njihet si një qendër klimaterike. Në këtë park ndodhet burimi i famshëm i “Nënës Mbretëreshë” prej të cilit del një ujë shumë i pastër dhe i akullt, me kualitetet të lartë dhe shumë i shëndetshëm. Uji i këtij burimi është konsumuar nga familja mbretërore shqiptare.

Albanian
admin's picture

Parku Kombëtar i Llogarasë

Parku Kombëtar i Llogarasë gjendet 40 km në jug të qytetit të Vlorës. Ky park shquhet për kombinimin e ajrit malor me atë detar, pasi nga Qafa e Llogarasë 1025 metra mbi nivelin e detit, plazhet e Rivierës shqiptare janë vetëm 20 minuta larg me automjet. Parku është i mbuluar me masiv të dendur halorësh dhe shquhet veç të tjerash edhe pikë klimaterike. Si rezultat i drejtimit të erërave aty mund të shikoni “pishën flamur”, që është monument natyror. Ky park është një vend ideal për ushtrimin e sporteve ajrore. Kjo si pasojë edhe e drejtimi shumë të favorshëm të erërave.

Albanian

Pages

Subscribe to RSS - National Parks

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike