unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Shkodër

edisabecolli's picture

Liqeni i Shkodrës

Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në 

Albanian
edisabecolli's picture

Plazhi i Velipojës

Velipoja me plazhin e saj është vendi  turistik më i frekuentuar në veriun e vendit.. Plazhi ndodhet vetëm 30 km nga qyteti i Shkodrës dhe rruga është e rikonstruktuar.

Albanian
edisabecolli's picture

Sarda

Rrënojat e qytetit mesjetar gjenden në një ishull të liqenit artificial të Vaut të Dejës, i cili është krijuar në vitin 1971. Vetë liqeni ka një sipërfaqe prej 24,7 km2. Sarda gjendet në ishullin e Shurdhahut. Distanca nga qyteti i Shkodrës është 35 km. Këtu janë gjetur rrënojat e një kalaje romake të shek 6 – 8 BC. Objektet kryesore për vizitorin i përkasin shek të 11. Këtu ka qënë residenca e familjes së rëndësishme feudale shqiptare të Dukagjinasve. Objektet përbëhen nga muret mbrojtës si dhe mbetjet e kishës si dhe porta e pallatit të Dukagjinasve.

Albanian
edisabecolli's picture

Ura e Mesit

Gjendet vetëm 8 km larg nga Shkodra mbi lumin Kir. Mbi këtë lumë kanë qënë gjithsej tre ura; Ura e Shtrenjtë, Ura e Kirit dhe Ura e Mesit. Në ditet e sotme ka mbijetuar vetëm Ura e Mesit, mbasi dy të parat janë shkatërruar. Ura e Mesit lidh Shkodrën me Drishtin dhe krahinën e Çukalit. Ajo është e veçantë në llojin e vet dhe përbën një“ monument kulture”. Kjo urë përmendet nga albanologu i shquar austriak Han në mesin e shek XIX. Ura ka 13 harqe dhe gjatësia e saj është 103 metra.
 
Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Rozafës

Ngrihet mbi një kodër shkëmbore në perëndim të qytetit të Shkodrës. Ajo rrethohet prej ujrave të tre lumenjve, Bunës, Drinit dhe Kirit. Rozafa është një prej kështjellave më të rëndësishme në të gjithë Shqipërinë dhe objekti kryesor turistik në qytetin e Shkodrës. Kalaja ka origjinë ilire dhe historiani Tit Liri e përmend “si vendi më i fortë i Labeateve” (fis ilir në brigjet e liqenit të Shkodrës). Mbretëresha ilire Teuta e ka përdorur atë si bazë në luftrat kundër Romës. Emri Rozafa del në mesjete.

Albanian
edisabecolli's picture

Xhamia e Plumbit

Është një monument kulture i qytetit të Shkodrës. Ajo ndodhet mbas kalasë së Rozafës në anën jugore të saj. Xhamia e Plumbit është ndërtuar në vitin 1773 nga Mehmet Pashëe Bushati sipas stilit të xhamisë Blu të Stambollit.

Albanian
edisabecolli's picture

Varri i Dervish Luzhës

Varri i Dervish Luzhës në fshatin Luzhë, ndodhet në Jug-lindje të Bajram Currit dhe është një monument fetar i komunitetit Bektashi të muslimanëve sufitë. 

Albanian
edisabecolli's picture

Muzeu Historik dhe Fototeka Marubi

Arti i fotografisë në Shqipëri zë fill rreth mesit të shekullit XIX. Ateljeja e parë u ngrit më 1858, nga Pjetër Marubi, në Shkodër, në atë kohë një nga qytetet më të rëndësishme të Shqipërisë.

Pjetër Marubi(1834-1903) ishte mjeshtër i vërtetë i artit fotografik.Ndryshe nga shumë atelje të tjera fotografike që u ngritën më vonë në Shqipëri, ateljeja e Marubit, qysh në hapat e para të saj,u bë një laborator krijues i fotografisë artistike.

Albanian
edisabecolli's picture

Kalaja e Drishtit

Gjendet në një distancë prej 6 km nga Ura e Mesit mbi lumit Kir. Fshati i sotëm  gjendet poshtë vendgërmimit të Drivatiumit të lashtë. Ai u ngrit në periudhën romakë si një vendbanim në rrugën Shkodër – Kosovë dhe në antikitetin e vonë ishte njëra prej fortesave zinxhir që mbronin Shkodrën në shek IX.  Drishti u kthye në një fortifikim të rëndësishëm të mbretërisë së Zetës dhe varej nga Dioqeza e Tivarit. Kalaja e Drishtit u ngrit në shek e XIII si nje fortesë bizantine.  Qyteti arriti kulmin e zhvillimit në shek XIV derisa arriti edhe pavarësi nga Shkodra.

Albanian
edisabecolli's picture

Dita e Luleve në Shkodër

Sot më 06/05/2014, qyteti i Shkodrës ka celebruar “Ditën e Luleve”, festën tashmë tradicionale për metropolin e Shqipërisë veri-perëndimore, djep i qytetërimit dhe kulturës shqiptare. Përveç njohjes së gjërë si qyteti i biçikletave, Shkodra po tregon vemendje dhe ndjesi të veçantë edhe për lulet, çka flet vetë për shpirtin artistik dhe adhurimin për të bukurën që shkodranët kanë.

Albanian

Pages

Subscribe to RSS - Shkodër

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike