unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Tropojë

edisabecolli's picture

Lugina e lumit të Gashit

Kjo zonë ndodhet në rrethin e Tropojës dhe përfshin zonën e skajit më verilindor të Shqipërisë, në pikën më të lartë të kufirit midis Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi. Lugina e lumit të Gashit, i cili derdhet në Valbonë, fillon nga zona akullnajore e Dobërdolit. Gjatë rrjedhjes së saj kjo luginë shquhet për bukurinë natyrore, mbasi ajo kalon një sërë ngushtimesh e zgjerimesh duke krijuar trajta mjaft tërheqëse. Në njërin prej segmenteve të saj, lugina ngushtohet aq shumë, sa merr formën e një kanioni të ngushtë.

Albanian
edisabecolli's picture

Çelja e sezonit në Valbonë

U çel sot në Valbonë sezoni malor, organizuar nga Qarku Kukës dhe Komuna Margegaj. E ftuar ka qënë edhe Agjencia Kombëtare e Turizmit, e cila e promovon me shumë kënaqësi bukurinë e kësaj zone të mrekullueshme.

Albanian
admin's picture

Parku Kombëtar Lugina e Valbonës

Ky park konsiderohet si një nga mrekullitë natyrore shqiptare. Ai është vetëm 25 - 30 km nga qyteti i Bajram Currit. Panorama e tij shumëngjyrëshe midis kreshtave të Alpeve dhe Luginës fantasike të Valbonës është një nga kënaqësitë më të mëdha që gjithkush do të donte ta prekte. Biodiversiteti i pasur dhe jashtëzakonisht i pastër i këtij parku do të ishte një atraksion i madh si turistik ashtu edhe shkencor. Parku ofron akomodim, ku karahas të tjerash mund të përmendim stukturat tipke të llojit të haneve.

Albanian
Subscribe to RSS - Tropojë

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike