unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Shendeti dhe Siguria

Organizimi i sistemit shëndetësor

Sistemi Shëndetësor në Shqipëri është kryesisht publik. Shteti siguron pjesën më të madhe të shërbimeve që i ofrohen popullatës si në fushën e promocionit, parandalimit, diagnostikimit dhe kurimit. Sektori privat është akoma në hapat e para dhe mbulon pjesën më të madhe të shërbimit farmaceutik, shërbimit stomatologjik dhe disa klinika diagnostikuese specialitetesh të cilat janë përqëndruar kryesisht në Tiranë.

Ne sektorin publik rolin e liderit e luan Ministria e Shendetesise e cila eshte hartuese dhe pergjegjese per politikat dhe strategjite e sistemit shendetesor, per rregullimin e tij si dhe per koordinimin e te gjithe aktoreve brenda dhe jashte sistemit.
Shërbimi shëndetësor diagnostikues dhe kurues është i organizuar në tre nivele: shërbimi parësor, shërbimi spitalor dytësor, dhe spitalor terciar.

Shërbimet e shëndetit publik dhe promocionit ofrohen në kuadrin e shëndetit parësor dhe mbështeten dhe mbikqyren nga ISHP

Krahas këtyre ofrojnë shërbimet e tyre edhe një sërë institucionesh nacionale si Qendra Kombetare e Transfuzionit të Gjakut, Qendra Kombetare e Mirërritjes, Zhvillimit dhe Rehabilitimit të Femijës, Klinika Stomatologjike Universitare, etj.

Në mbështetje të institucioneve shëndetësore funksionojne edhe Qendra Kombetare e Inxhinierise Biomjekesore, Qendra Kombëtare e Kontrollit të Barnave dhe Qendra Kombëtare e Cilësisë Sigurisë dhe Akreditimit të Institucioneve Shëndetësore.

Me përjashtim të Tiranës ku në kuadrin e një projekti pilot është riorganizuar shërbimi shëndetësor parësor dhe ështe krijuar ASHR–ja, në çdo distrikt funsionon një DSHP-Drejtoria e Shëndetit Publik e cila duhet të koordinojë te gjitha shërbimet shëndetësore të rrethit. Në 12 rrethet e medha (qendra të rajoneve) krahas DSHP-ve, funksionojnë si drejtori të veçanta Drejtoria Spitalore dhe Drejtoria e Kujdesit Shëndetësor Parësor. Ky organizim do të rishikohet me përfundimin e projektit pilot të ASHR-së duke synuar krijimin e autoriteteve rajonale që do të koordinojnë funksionimin e shërbimeve shëndetësore në rang rajoni.

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike