unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Per tu mos Humbur

Për të pare dhe për të bërë
 
Peizazhi i Shqipërisë është i spërkatur me një koleksion të pafund të gjërash për të parë dhe për të bëjë. Nga maja e kalasë të pathyeshme të Rozafës me pamje nga qyteti i Shkodrës, e cila ishte qendra e Mbretërisë Ilire në shekullin e 4 dhe të 3 para Krishtit, deri në rrënojat romake dhe greke të Butrintit në jug të Sarandës, gjeografia e Shqipërisë reflekton trashëgiminë e saj si një udhëkryq të qytetërimit dhe kjo garanton diçka me interes për çdo udhëtar.
 Nëse jeni për një kohë të kufizuar në Shqipëri, atëherë ju absolutisht duhet të shohni të tre zonat e Trashëgimisë Botërore e mbrojtura  të UNESCO-s , Butrintin, Gjirokastrën, dhe Beratin. Këto vende janë shpallur nga Kombet e Bashkuara si vende me një rëndësi të jashtëzakonshme kulturore të të gjithë njerëzimit, dhe ne jemi krenar për t’ju ftuar për ti eksploruar ato. Ne premtojmë se ju do të ktheheni në shtëpi me një vizion historik nga një pikë e re e favorshme.
 Nëse jeni duke kërkuar një kartolinë të përsosur të motit, mos shiko më tej se përgjatë Rivierës Shqiptare, ku ne rekomandojmë që ju të kalojni disa ditë në një plazh plot diell. E vendosur në mes të qyteteve të Sarandës dhe Vlorës, Riviera shqiptare është destinacioni më i ri i Evropës për të kaluar kohën e lirë. Një gllënkë nga produktet e vreshtarisë tonë, duke përfshirë edhe raki tonë si specialitet, ndërsa shikon një perëndim që të lë pa frymë mbi detin Jon. Gjithashtu mos harroni se deti ka qenë një gur themeli i kuzhinës tonë në këtë rajon për mijëra vjet, duke i ofruar shijes tuaj një përvojë të pashembullt.
 Shqipëria ofron një shumëllojshmëri të mahnitshme të mrekullive të kuzhinës në mbarëkombin. Buka e bardhë e sapo pjekur ose e misrit, për udhëtarët me ndjeshmëri ndaj glutenit, është shërbyer me gati çdo vakt në vendin tonë. Klima mesdhetare e Shqipërisë e bën atë gjithashtu ideale për rritje frutash dhe perimesh të zakonshme në rajon, duke përfshirë ullinj, rrush, speca, fiq, dhe zarzavate me gjethe. I shijshëm është qengji i pjekur në  zjarr, mishi i  pulës dhe lepuri janë elementet kryesore të mishit  të kuzhinës tonë dhe ne i shijojmë ato të shoqëruara përkatësisht me oriz dhe salca kosi.
 Shumica e fluturimeve ndërkombëtare arrijnë në Tiranë,  kryeqytetin e Shqipërisë, kështu që vizitori duhet të marri  disa ditë kohë për të parë këtë qytet, zemër dinamike e Shqipërisë dhe atmosferën e saj të gjallë përgjatë ditës dhe natës. Gjatë ditës, do të shihni se qyteti ka marrë një pamje  tërheqëse që nga fundi i komunizmit, dhe gjithnjë e më shumë ndërtesat tradicionale gri janë pikturuar mbi me një kaleidoskop të blusë, lejlasë, jeshiles, verdhës dhe të kuqes, duke fituar kështu pseudonimin  “Qyteti i ngjyrave”.
 Gjithashtu gjatë qëndrimit tuaj në kryeqytet, ndoshta dëshironi të mësoni më shumë për historinë dhe kulturën e vendit duke marrë një turne në një nga shumë muzetë e qytetit dhe ekspozitat e artit. Më pas, ne rekomandojmë përqafimin e kulturës lokale duke porositur një filxhan të fortë kafe ekspres të përsosur në një nga kafenetë e shumta, duke gjetur një vend të rehatshëm, dhe pastaj shikuar njerëzit kalojnë. Nëse jeni duke vizituar Shqipërinë për kohë të lirë apo ju jeni duke planifikuar një takim pune, Tirana ofron një gamë të gjërë në eksperiencë dhe mundësi.
 Për të apasionuarit e natyrës, Shqipëria ofron mundësi të pakufishme për ta përqafuar atë. Kodrat dhe malet e thyera të vendit ofrojnë aventura unike në hiking, ku shpërblimi më i madh janë pamjet mahnitëse të peisazhit përreth. Në pjesën veriore të vendit përreth ujërave të ëmbla të Liqenit të Shkodrës, mbi 280 lloje të zogjve të gëzojnë mbrojtje në një vend të shenjtë kombëtar që tërheq shikuesit e shpendëve nga e gjithë bota. Atraksione të ngjashme me kafshë të egra mund të gjënden rreth zonës së Kunes, Divjakës, Nartës, Lagunës së Karavastasë si edhe brënda Parkut Kombëtar të Butrintit.
 Të dhënit mbas natyrës, gjithashtu mund të gjejnë një thesar pa pronari në mrekullitë piktoreske në pjesën veriore të vendit, duke përfshirë Parkun Kombëtar të Thethit, Liqenin e Komanit, dhe mahnitësen, lumin Valbona. Në Shqipërinë e Jugut, shijon pamjet nga Llogora. Ose, nëse marrë kohë për të parë luginat e gjelbëra të lumit, liqenet dhe malet e rajoneve të Korçës, Përmetit dhe Pogradecit.
 Ejani të eksploroni gjërat për të pare dhe për të bërë të Shqipërisë. Nga aventurat në natyrë si rafting në ujrat e bardhë të lumejve Osum dhe Vjosë, tek një numër të pafund kështjellash dhe qytetesh nga çdo epokë historike, Shqipëria ofron vizitorëve diçka të re për të dashur mbi Mesdheun.

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike