unesco-cities.jpg
sliderpng.png
Qytete të UNESCO-s
stunning-beauty.jpg
sliderpng.png
Bukuri Mahnitëse
old-churches.jpg
sliderpng.png
Kisha të Vjetra
paradise-beaches_1.jpg
sliderpng.png
Plazhe Përrallore
peaceful-nature.jpg
sliderpng.png
Natyrë Paqësore
challenging-experience.jpg
sliderpng.png
Përvoja Sfiduese

You are here

Vëndet në Unesco

Butrinti

Ndër më të rëndësishmit janë rrënojat e qytetit antik të Butrintit, i cili ndodhet nën mbrojtien ndërkombëtare të UNESCO-s. Butriniti gjendet në skajin jugor të liqenit të Butrinit ( në antikitet i njohur me emërtimin Pelodës) në një distancë prej 18 km larg nga qyteti i Sarandës. Ai është një prej pikave më të rëndësishme arkeologjike të Shqipërisë. Butrinit ishte një qytet i lashte në Epir që përmëndet që në shek.VII B.C. si një qëndër e fortifikuar. Krahas statusit të UNESCOS që prej vitit 2000 Butrinit është shpallur gjithashtu Park Kombëtar. Objektet kryesore për tu vizituar Butrinti janë Tempulli i Aeskulapiusit ( Perëndia e shëndetit) shek II A.D. , theatri me 1.500 vende (shek III B.C), pagëzorja e cila është një monument paloeokristian dhe për nga madhësia është e dyta pas asaj së Shën Sofisë në Stamboll, nymfeu, banjat, bazilika, porta e Luanit, porta e liqenit ,kulla Veneciane, kalaja e Ali Pashait etj. Një seri objektesh gjenden në Muzeun e Butrinit.

 

Gjirokastra 

Qytet i përfshirë në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s më 2005, si një nga pak shembujt e mbijetuar në Ballkan të qyteteve tregtare të stilit otoman. E vendosur në Shqipërinë jugore, Gjirokastra qëndron në shpatet e pjerrëta të luginës së lumit Drino, në një pozicion mbisundues mbi një peizazh të pasur me histori, kufijtë e të cilit përvijohen nga maja malesh të larta. Ky është “qyteti i një mijë shkallëve” që përfshin qindra shtëpi-kullë të tipit otoman me çatitë dalluese të gurta, ballkonet e drunjta dhe muret e gurta herë-herë të zbardhura me gëlqere.

 

Berati

Në datën 8 Korrik te vitit 2008 Berati u rregjistrua në Listën e UNESCO-s nga Komiteti i Trashegimisë Botërore në Konferenën e rradhës të mbajtur në Kanada. Berati u vlerësua si një shembull i rrallë i arkitekturës tipike Osmane.

Berati u përket qyteteve të rrallë ku jeta fillon qysh në lashtësinë e thellë dhe vazhdon pa u ndërprerë deri më sot. Dy çekanë guri e datojnë fillimin e jetës në të para Periudhës së Bronzit (2600-1800 P.Kr.). Dëshmitë arkeologjike tregojnë se në shek. VII-VI P.Kr. Këtu është zhvilluar një vendbanim paraqytetar, me punishtet e tij të qeramikës dhe me një jetë shoqërore të diferencuar. Në vitin 1961 Berati u shpall zyrtarisht qytet muze. Ai është qytet muze me pasuri të konsiderueshme monumentesh dhe me vlera të larmishme për nga gjinitë, të cilat përbëjnë një dëshmi të trashëgimisë kulturore, historike e artistike, të jetës e të punës, të realizuara mjeshtërisht brez pas brezi nga banorët e tij. Nga zonifikimi dhe nga përcaktimi i kategorisë së monumenteve qyteti ndahet në tri zona : zona muze, zona e mbrojtur dhe zona e lirë.

 

ISO polifonia Shqiptare

Iso-polifonia popullore shqiptare, shpallet “Kryevepër e trashëgimisë gojore të njerëzimit”, mbrojtur nga UNESCO.

Pa më të voglin dyshim, data 25 nëntor 2005 është një ditë historike për mbarë trashëgiminë kulturore të shqiptarëve por dhe për vetë Shqipërinë. Në këtë ditë “Iso-polifonia popullore shqiptare” futet në listën e “Kryeveprave të trashëgimisë gojore të njerëzimit” mbrojtur nga UNESCO, fakt që u kumtua në të gjitha mediat e botës nga Dr. Koichiro Matscura, Drejtor i Përgjithshëm i UNESCO-s, nga selia qendrore e UNESCO-s në Paris.

Për të dale me këtë vendim, Juria Ndërkombëtare e mbledhur në Paris nga data 21-24 Nëntor 2005, shqyrtoi mbi 60 kandidatura të propozuara për t’u përfshirë në listën “Kryevepër e njerëzimit”, propozime të bëra në rrugë zyrtare nga shtete të ndryshme në çdo anë të botës duke plotësuar dosjet dhe kriteret e shpallura për këtë qëllim.

 

 

 

Harta Shqiperise

Planifikoni Pushimet

Kerko Akomodim

Publikime

Njoftime Elektronike